KOMPOZITAT KËPUJORE MBIEMËRORE

Kulturor-artistik APO Kulturoro-artistik?

Kulturor-artistik APO Kulturoro-artistik?
Ekonomik-shoqëror APO Ekonomiko-shoqëror?

Kompozitat këpujore janë fjalë të përbëra prej dy a më shumë gjymtyrësh që kanë lidhje bashkërenditëse ndërmjet tyre. Këto gjymtyrë kryesisht janë mbiemra dhe lidhen ndërmjet tyre me anë të zanores lidhëse “o” ose pa ndonjë zanore lidhëse dhe thjesht me vizë të shkurtër.

ATËHERË për t’i shkruar saktë ato, duhet të shohim me se mbaron fjala e parë. Kur fjala e parë mbaron me “or”, (kulturor, arsimor, kërkimor etj.), kjo fjalë lidhet me tjetrën pa marrë zanore lidhëse. Pra, kemi: kulturor-edukativ; arsimor-shkencor; kërkimor-shkencor etj. Kurse kur fjala e parë nuk mbaron me “or”, (letrar, ekonomik, artistik), atëherë fjala e parë merr zanoren lidhëse “o”. Pra, kemi: letraro-gjuhësor, ekonomiko-shoqëror etj.)

Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli

912 Lexime
3 vjet më parë