Platforma shkollore albas e-libër

Konkursi “Mësuesi Digjital”, shpallet fituesi

Portali Shkollor në kuadër të “7 Marsit”, festës së mësuesit organizoi konkursin “Mësuesi Digjital”. Për të marrë pjesë në konkurs mësuesve ju përcaktua vetëm një kriter: Të jenë përdorues të platformës shkollore ALBAS e-libër.

Portali Shkollor në kuadër të “7 Marsit”, festës së mësuesit organizoi konkursin “Mësuesi Digjital”. Për të marrë pjesë në konkurs mësuesve ju përcaktua vetëm një kriter: Të jenë përdorues të platformës shkollore albas e-libër. 


Mësuesit u ftuan të marrin pjesë në konkurs, të aplikojnë vetë, të aplikojë një mësues/koleg për të, ose një nxënës. Në fazën e parë u regjistruan 200 mësues. Ndërsa kaluan në fazën e dytë 148 mësues.


Menjëherë pas regjistrimit u bë verifikimi i kandidatëve dhe u hap procesi i votimit online. U zgjodh kjo mënyrë pasi kjo ishte një formë ku nxënësit, prindërit dhe komuniteti mund të vlerësonin mësuesin duke e votuar atë, në mënyrë që ai të shpallet fitues. Kjo e bëri garën akoma më të fortë, pasi lindi nevoja që mësuesi të votohej nga ish nxënës, prindër, komuniteti etj. 


Në fakt kjo garë ngjante me një fushatë elektorale. Nxënësit përgatitën postera për mësuesit e tyre dhe punuan fort duke i ftuar nxënësit e tjerë që të votonin mësuesin e tyre. Shifrat ndryshonin nga çasti në çast. Vetë nxënësit u bënë monitoruesit kryesor të këtij procesi. 


Por, kishte nga ata që tentuan të fitonin vota në mënyrë të padrejtë, pas verifikimeve pati skualifikime nga gara. Mesazhi ishte i qartë, kjo garë nuk toleron asnjë parregullsi, sepse mësuesit janë shembulli i fëmijëve tanë. 


Dalë nga dalë gara u përqendrua në Tiranë, në tre gjimnaze: “Sami Frashëri” ku konkurronte Aleksandra Janaqi, “Sandër Prosi” ku konkurronte Eljana Brahja dhe “Ismail Qemali” ku konkurronte Elona Terziu


Gjithësej për këtë konkurs votuan 38904 persona. Konkursin e fitoi mësuesja Aleksandra Janaqi nga gjimnazi “Sami Frashëri” me 4025 vota; në vendin e dytë Eljana Brahja me 3936 vota; në vendin e tretë Elona Terziu me 3211 voto.


Kamera e Portalit Shkollor ishte në gjimnazin “Sami Frashëri” për t’i bërë një surprizë fitueses së konkursit “Mësuesi Digjital”, Aleksandra Janaqi. 

Portali Shkollor Albas falenderon të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, si dhe të gjithë ata që votuan të preferuarin e tyre në këtë listë.


(Albina Hoxhaj; Portali Shkollor)

3,974 Lexime
6 vjet më parë