ESE ARGUMENTUESE

Krimineli lind, është produkt i mjedisit rrethues apo është produkt i të dyjave bashkë.

Cila do të ishte një arsye që i nxit këta persona të kryejnë vrasje? Ndoshta këta lindin si të tillë, ose nuk kanë në përbërje të tyre ndjenja, por ndonjë aspekt tjetër më të errët që nuk shpjegohet dot me fjalë.

Në botën ku jetojmë padyshim na ndodh që të shohim apo në disa raste edhe të dëgjojmë për një vepër penale siç është “vrasja”. E përkufizuar si një vepër penale e rëndë e cila sjell edhe pasojën më fatale humbjen e jetës së një personi të caktuar. Ky krim kryhet nga një person i çfarëdoshëm i cili në momentin që kryen krimin cilësohet nga ana e organëve të drejtësisë apo nga mbarë opinioni publik si “kriminel”. Kohët e fundit janë shtuar shumë raste të tilla, por interesant do të ishte fakti nëse do të zbulonim arsyet se përse këta persona të çfarëdoshëm papritur shndërrohen në kriminëë dhe çfarë ka ndikuar tek ata që i ka bërë të aftë për të marrë përsipër kryerjen e një krimi apo mos valle ata lindin të tillë... Nëse do të ishin njërëz normalë dhe papritur shndërrohen në kriminelë sepse kryejnë një krim të parashikuar si vepër penale në Kodin Penal, atëherë do të thotë se diçka i ka nxitur që të kryejnë një vepër të tillë, diçka nga mjedisi që i rrethon, i ka bërë që të marrin guximin e të vrasin dikë tjetër. 


Çdo njëri nëse rrethohet nga një mjedis nëgativ ku mbizotëron fjala “vrasje”, atëherë edhe ai vetë bëhet pjesë e atij mjedisi, por ka edhe raste kur dikush dhe pse nuk jeton në një mjedis të tillë bëhet pjesë e tij duke u ndikuar nga disa rrethana të jetës. Por cilat janë këto rrethana? Po të vemë re ka jo pak raste ku cilësohet se një person kryen një vrasje për motive të dobëta, për shkak të hakmarrjes, gjakmarrjes, për shkak të përfitimit të parave, për shkak të përjetimit të një gjendjeje depresioni, për shkak të vetëmbrojtjes dhe për shumë arsye të tjera. Janë këto rrethana që sjellin një produkt të përbashkët që është shndërrimi i një personi në kriminel. Askujt nuk mund t’i vijë në mendje një ide për të vrarë dikë tjetër nëse nuk ka një shkak apo arsye përveç rasteve kur personi është një i sëmurë mendore. Pra duhet një indicie, një shkak, që ta bëj një person të aftë për të kryer një vepër penale dhe konkretisht vrasje. Në të shumtat e rasteve është mjedisi rrethues ai që ndikon në të kundërt nuk do të gjendej një arsye tjetër më bindëse. Nëse do të analizohej gjithsecili prej këtyre faktoreve që nxisin personat për të kryer një vepër penale atëherë do të duhej të nisej nga motivi më i rëndomtë. Krimi është një fenomen që ka qënë një bashkëudhëtar i të gjitha zhvillimeve shoqërore në mbarë botën, por në vendin tonë është varur më shumë nga një zakon i hershëm dhe prapanik sipas të cilit kush vret, do të vritet ose do t’i merret gjaku. I ashtuquajturi “Kanun”,  i cili i ka shndërruar një pjesë të mirë të Shqiptarëve në vrasës apo kriminelë, të cilët janë të detyruar në njëfarë mënyre që t’i binden, në të kundërt gjykohen nga shoqëria dhe në disa raste edhe përjashtohen prej saj. 


Pra shohim që në këto raste këta persona vrasin për shkak të zakonit sepse nëse nuk e bëjnë bien pre e paragjykimeve të shoqërisë apo komunitetit ku jetojnë. Po cila është kjo shoqëri që i shndërron njërëzit në kriminelë edhe kur nuk duan, pse njërëzit duhet të kthehen në kriminelë vetëm e vetëm për të përmbushur një detyrë të caktuar nga paraardhesit e tyre, të cilët edhe nuk ekzistojnë më, por prezenca e tyre shfaqët në formën e një detyrimi që zbatohet dhe që po i vret çdo ditë e më shumë ndjenjat e njërëzve. Pse shndërrohet në kriminel një person për hir të një zakoni prapanik që bën të derdhet gjak dhe të vazhdohet tradita për breza me radhë...Ja njëra arsye që i detyron individët të kthehen në kriminel edhe kur nuk janë, ndoshta nga komuniteti ku jetojnë nuk konsiderohen si të tillë, madje dhe lavdërohen për atë që bëjnë, por nga ana e opinionit të gjërë publik dhe nga vetë organët e drejtësisë konsiderohen kriminelë përderisa kryejnë një krim. Ka edhe raste sipas këtij zakoni që një fëmije të sapolindur nëse është djal i caktohet që në djep një detyrë nga të parët e familjes që ai te mari hakun e dikujt që i është vrare nga familja e tij. Pra, ky fëmijë ende pa e parë në sy jetën, ende pa u perballur me të, i vendoset një detyrë pa dëshirën e vullnëtin e tij. Por, vallë a nuk kthehet në një kriminel ky person në momentin që ekzekuton një detyrë të caktuar nga të paralindurit e tij, a nuk mund të ishte ky një person si gjithë të tjerët, nëse nuk do të ekzistonte kjo “detyrë e krimit” e caktuar pikërisht për të mbijetuar dhe për t’iu përshtatur rregullave në një mjedis të caktuar? Përgjigja do të ishte po, sepse në momentin që ekzekuton një krim cilësohesh kriminel duke pasur parasysh edhe pasojat që vijnë, por jo nga dëshira e plotë e këtij autori, por nga nëvoja për të mos u paragjykuar në vendin apo komunitetin ku jeton. Arsyeja përse njerëzit zgjedhin të bëjnë vetë drejtësi në këto raste është sepse nuk kanë besim aspak të organët e drejtësisë, nuk besojnë se këto organë mund t’i japin një zgjidhje të drejtë dhe në një vend të tillë ku organët e drejtësisë “qeverisen” nga korrupsioni masiv është thuajse e pamundur ekzistenca e fjales drejtësi


Prandaj disa njerëz priren më tepër të veprojnë vetë pa pritur që t’u drejtohen këtyre organëve te drejtësisë,  sepse edhe nëse e bëjnë diçka të tille përsëri, në të shumtat e rasteve nuk marrin atë çfarë duan,”një zgjidhje të bazuar në drejtësi”.  Është dicka që nuk duhet të ndodh, por e nxitur nga një nëvojë e skajshme është zgjidhje e momentit që sjell si pasojë jo vetëm humbje jetesh, por edhe vazhdimësi të këtij zakoni në breza e breza me radhë. Ja pra që në këto raste personi shndërrohet në kriminel duke u nxitur nga një moskorrektësi e organëve te drejtësisë, e cila sjell si produkt rritjen e kriminalitetit në vend. Ka edhe raste kur persona të caktuar bëhen protagonistë të një krimi, apo autor të tyre, sepse në një moment të caktuar kanë një ndjenjë frike për sigurinë e jetës së tyre dhe në kuptimin që i jep edhe Kodi Penal kjo quhet mbrojtje e nëvojshme, por nëse mbrojtja nuk është në proporcion me rrezikshmerinë e sulmit atëherë cilësohet si kapërcim i kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe është vepër penale e dënueshme. Kështu që edhe në këtë rast personi kthehet në kriminel përderisa po kryen një krim, por arsyet vijnë përsëri nga mjedisi i jashtëm , i cili në këto raste është nga një sulm i papritur dhe real që duhet zmbrapsur dhe cdonjëri duke qenë nën ndikimin e një frike për sigurië e jetës së tij apo familjareve mund të vrasë personin që po i sulmon. Ka edhe raste kur një person ka një nevojë ekstreme për të siguruar para dhe është i aftë të bejë çdo gjë për t’i siguruar ato, kështu që nëse i ofrohet kjo shumë në kembim të kryerjes së një krimi, ai mund ta pranojë atë. Pra, përseri shohim që është një nevojë urgjente që e nxit personi të bëjë një akt të tillë, por nëse pasi ka kryer krimin personi i shpëton organeve të drejtësisë dhe largohet atëherë ai përsëri mund ta kryejë një veprim të tillë nëse merr para në shkëmbim. Kjo gjë dalëngadalë mund t’i kthehet në ves, që përsëritet vazhdimisht dhe personi shndërrohet në kriminel. Ndoshta ky person tashmë mund të ketë plotësuar nevojen e tij urgjente për para, por nuk bën dot një jetë te qetë sepse është gjatë gjithë kohës në kërkim nga organet e drejtësisë dhe së dyti duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm për personat që e urdhërojnë. 


Të sjellësh si produkt një kriminel në shoqërinë ku jetojmë është diçka negative dhe pa asnjë vlere, por duke parë kushtet në te cilat ndodhet kjo shoqëri nuk mund te kenë të mbaruar raste të tilla. Në çdo emision televiziv gjendet gjithmonë një lajm që flet për vrasje, plagosje etj,, gjë që tregon për shkallën e lartë të kriminalitetit në vend. Po shkohet drejt një shoqërie të mbizotëruar nga krimi dhe kjo sjell pasiguri për jetën tonë. Ka edhe raste kur personat vrasin për të arritur një shkalle kenaqësie në vetvete siç është rasti i organizatave terroriste që vrasin njerëz të pafajshëm. Këto organizata përbëhen nga persona të cilet nuk duan asnjë perfitim material apo monetar, këta vrasin sepse ashtu e kanë krijuar një bindje teëbrendshme. Këta kanë kryer vrasje nga më të rëndat, por nuk mund të thuhet se e bejnë këtë gjë se ndikohen nga mjedisi rrethues, askush nuk i detyron të bëhen pjesë e atyre organizatave. Por cila do të ishte një arsye që i nxit këta persona të kryejnë vrasje? Ndoshta këta lindin si të tillë, ose nuk kanë në përbërje të tyre ndjenja, por ndonjë aspekt tjetër më të errët që nuk shpjegohet dot me fjalë. Megjithatë, raste të tilla kanë ndodhur jo pak në mbarë botën... gje që rrit rrezikshmerinë për jetën e na bën të ndjehemi më të pasigurtë me të ardhmen tonë. Si përfundim mund të themi që tek një person ndikojnë shume faktorë që e bejnë atë të aftë për të kryer një krim, por nëse ai nuk do të jetë i tillë mund edhe të luftojë kundër këtyre arsyeve. Në vend që të përmbushësh detyrën e krimit mund të shikosh një aspekt më të mirë për jetën. Në vend që t’i marësh jetën dikujt mund t’i ofrosh atij mundësinë e të jetuarit në mënyrë të qetë, sepse jetën na e ka dhuruar Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë të na e marrë. 



(Ermira Hysa; Portali Shkollor)

4,315 Lexime
4 vjet më parë