Instituti i Lidershipit Arsimor

MAS program trajnimi për drejtorët e shkollave

Programi do të ndihmojë pjesëmarrësit të formohen si udhëheqës dhe menaxherë efektivë të organizatave shkollore, në funksion të edukimit të nxënësve. Pjesëmarrësit do të trajnohen të lozin rolet e përcaktuara në kuadrin ligjor për drejtorin e shkollës

Ministria Arsimit dhe Sportit ka inauguruar Institutin të Lidershipit Arsimor, por jo të gjithë kanë informacionin e duhur se si do të funksionojë dhe cilat do të jenë përgjegjësitë e këtij institucioni.


Këshilltari i ministres së Arsimit, Pëllumb Karameta në një intervistë për “Shqip” ka treguar qëllimin e ngritjes së kësaj shkolle të re në përvojën e arsimit në vendin tonë, por edhe me detaje të tjera të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe finalizimin e këtij programi.

Sipas tij shkolla është nyje kyçe ku bashkohen të gjitha investimet për të përcaktuar cilësinë e arritjeve të nxënësve. Kjo është arsyeja pse shumë vende po fokusohen seriozisht mbi organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe rolet e drejtorit, si asnjëherë tjetër, kanë dalë në plan të parë.


“Për të ndihmuar ndryshimin në këtë fushë, një grup me inspektorë dhe specialistë të MAS-it vlerësoi performancat e drejtuesve të një kampioni me 140 shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, në mbarë vendin. Në sintezë, konstatuam se kjo gjendje ndikohet jo pak nga mungesa e katër sistemeve: a) Formimi i drejtuesit të shkollës, b) Rekrutimi i tij, c) Zhvillimi i vazhduar profesional; d) Vlerësimi i performancës. Këtyre sistemeve, në gjendjen si janë, u mungon bazamenti teorik dhe mbështetja në modele të frytshme teorike, në përvoja më të mira, në pika referimi. Gjithashtu, mungojnë standardet efikase dhe metodologjia e vlerësimit të performancës mbi bazën e të cilëve të bëhen matja dhe çmuarja e arritjeve të drejtorëve”, tha këshilltari i ministres Nikolla.


Më tej ai shtoi se: “Programi do të ndihmojë pjesëmarrësit të formohen si udhëheqës dhe menaxherë efektivë të organizatave shkollore, në funksion të edukimit të nxënësve. Pjesëmarrësit do të trajnohen të lozin rolet e përcaktuara në kuadrin ligjor për drejtorin e shkollës; do të ndihmohen të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat profesionale që i shërbejnë efikasitetit personal dhe efektivitetit organizativ dhe do të përgatiten për fitimin e certifikatës për drejtues të shkollës. Draft-programika paraparë zhvillimin e 324 orëve trajnimi (ose 54 ditë trajnimi, të barasvlershmeme 18 kredite). Secili modul zhvillohet në 8-9 ditë”.


Programi për formimin fillestar të drejtuesve të shkollave ka filluar të zbatohet nga Instituti në datën 2 shtator 2016. Në këtë kohor, marrin pjesë 196 drejtues nga shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi.


Drejtorët në detyrë dhe ata që e aspirojnë postin e drejtorit të institucionit arsimor, përmes plotësimit me sukses të programit, mund të sigurojnë certifikatën e drejtorit, e cila do të dokumentojë kontributin e pjesëmarrësit në përmbushje të kërkesave të programit.


Trajnerët janë specialistë me grada dhe tituj shkencorë nga mjediset akademike dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA). Pjesëmarrja në këtë program, për këtë sesion, është pa pagesë, në saj të mbështetjes bujare që ka ofruar UNICEF-i. Programi do të zhvillohet brenda një periudhe 6 mujore”, tha Pëllumb Karameta.


(Portali Shkollor)

4,232 Lexime
1 vit më parë