
Më 27 prill trajnimet zhvillohen në Tiranë
Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas.
Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në disa qytete të vendit për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.
Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas, në adresën autostrada Tiranë-Durrës, km 4.
Moduli është i akredituar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe përmban 1 kredit. Trajnimi për këtë modul kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA, trajnim me kredite për modulin “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në disa fusha”
QTPA, trajnim me kredite në Vlorë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
QTPA trajnim me kredite online më datë 27 maj, moduli “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”