Libër i ri

Më quajnë... Mikelanxhelo

Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet.

Më quajnë...

Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.


Mikelanxhelo

Lindi në Kapreze më 6 mars 1475. Admiruesit tregojnë se fatin e tij e shënoi bashkimi i planetëve Mërkur dhe Afërdita në atë natë plot yje. Që i vogël mësoi nga veprat e artistëve të mëdhenj italianë, si Girlandaio, Bruneleski dhe Leonardo da Vinçi mes të tjerëve. Gjithashtu studioi me pasion kulturën klasike të Romës dhe Greqisë antike. Kështu, skulpturat e tij si Mëshira apo Davidi i famshëm, afresket e tij të Kapelës Sistine dhe projektet e tij arkitektonike mbartën shkëlqimin më të madh gjatë Rilindjes. Jeta e tij e gjatë, – vdiq tetëdhjetë e nëntë vjeç – i lejoi të krijonte pa pushuar dhe të arrinte ambicien e tij më të madhe: të ishte artisti më i madh i Historisë së Artit.


Përshëndetje...

Skulptor, piktor, arkitekt, poet... Pa dyshim jam gjeniu më I madh i Rilindjes! Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë! Punë pa pushim! Nuk ka dëm më të madh se koha e humbur. Kjo ka qenë motoja ime në jetë. Nuk jam shumë i gjatë, fytyra ime nuk është e pashme, ma deformuan hundën kur isha i ri, dhe sytë e mi të zinj janë të vegjël, por me shikim të thellë. Dukem një njeri i zakonshëm, por kush vështron veprat e mia do të zbulojë energjinë time të pashtershme, temperamentin tim të zjarrtë dhe forcën e shpirtit tim luftarak.

Shihni se çfarë ka shkruar për mua kritiku dhe historiani i artit Xhorxho Vasari: “Mikelanxhelo nuk do ta njohë kurrë vdekjen, sepse veprat e tij të pavdekshme do ta mbushin me lavdi, derisa të ekzistojë bota.”

Si e arrita këtë përsosmëri? Përsosmëria nuk është gjë e vogël, por përbëhet nga gjëra të vogla. Lexoni dhe do ta zbuloni!


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

2,629 Lexime
5 vjet më parë