Modulet e akredituara

Mësues, regjistrohuni në trajnime

Trajnimi i parë nis me datën 9 mars në orën 14:00 në Tiranë dhe zhvillohet në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4. Kujtojmë të gjithë mësuesit se një grup është i përbërë nga 30 mësues, regjistrohuni tani.

Procesi i regjistrimit për të marrë pjesë  në trajnimet që zhvillon Shtëpia Botuese Albas vijon. Ju mund të zgjidhni një nga tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Trajnimi i parë nis me datën 9 mars në orën 14:00 në Tiranë dhe zhvillohet në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4. Kujtojmë të gjithë mësuesit se një grup është i përbërë nga 30 mësues, nuk mund të kalojmë numrin për asnjë arsye, por premtojmë të organizojmë grupe të tjera në bazë të kërkesave që ju keni. “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” ose “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” zgjidhni njërin prej këtyre dy moduleve dhe kryeni procesin e regjistrimit. Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Në datën 16 mars do të zhvillohet trajnimi në Elbasan. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Trajnimet zgjasin 2-3 seanca në varësi të modulit që ju do zgjidhni të ndiqni. 


Me 23 mars në orën 14:00 trajnimet zhvillohen në Durrës. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul ka një kredit dhe kushton 2 mijë lekë.


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

5,417 Lexime
6 vjet më parë