INFORMACION

Ministrja Shahini njofton ndryshime të reja në arsim: Këtë vit me kurrikula të reja në shkolla

Viti 2019-2020 do na gjejë në implementimin e plotë të kurrikulës së re, në të gjitha shkollat e Sqipërisë, për të gjitha vitet.

Viti 2019-2020 do na gjejë në implementimin e plotë të kurrikulës së re, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, për të gjitha vitet. Çfarë përfshin kurrikula e re? Ka ndryshuar në të gjithë përmbajtjen e saj. Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por po përpiqemi vazhdimisht për më tutje. Kjo do ta rrisë cilësinë në arsim. 


Ja se çfarë tha ministrja:

Konisioni Europian ka dhënë disa sugjerime, me të cilat pajtohemi edhe ne. Ka të bëjë me ndryshim e përgatitjes së mësuesve. Pra, është kjo pjesa, hallka që ende ka nevojë për më shumë punë nga ana jonë. Bëhet fjalë për mësuesit që pritet të hyjnë në shërbim dhe që janë ende në universitet dhe për mësuesit që janë aktualolisht në shërbim. Kemi marrë hapat e duhur dhe shpresoj që cilësia e arsimit të lartë që përgatit mësuesit, të përshpejtohet. 



(Portali Shkollor) 

43,245 Lexime
5 vjet më parë