Arsim vital

Muhamet Selmani: Manual për një arsim vital në kontekstin global

Komponentët që bëjnë të mundur një arsim vital në kontekstin global janë: shkolla, mësuesit, nxënësit, prindërit. Ky manual u vjen në ndihmë pikërisht këtyre aktorëve që janë vendimtar për arsim vital. Ky punim është realizuar duke iu referuar Studimit Ndërkombëtar të Prirjeve në Matematik dhe Shkencë TIMSS.

NË VEND TË HYRJES


Mësimi më i rëndësishëm që vjen nga përvoja historike është se problemet nuk mbarojnë, por trajtimi i të gjithë atyre fillon me arsim dhe edukim. 

Motoja e famshme japoneze mbi të cilën filloi edhe zhvillimi i Japonisë ishte: “Japonia vendi më i varfër në botë, e vetmja mundësi për t’u zhvilluar është DIJA”.

Manuali për një arsimim vital dhe mbi të mësuarit të një niveli ndërkombëtar kryesisht për shkollat e arsimit parauniversitar është konceptuar si një udhëzim që përmbledh ndër komponentët kryesor që bëjnë të mundur realizimin e një arsimi cilësor.


Komponentët që bëjnë të mundur një arsim vital në kontekstin global janë: 

1. Shkolla 

2. Mësuesit 

3. Nxënësit 

4. Prindërit. 


Ky manual u vjen në ndihmë pikërisht aktorëve të mësipërm që janë vendimtar për një arsim vital. Ky punim është realizuar duke iu referuar Studimit Ndërkombëtar të Prirjeve në Matematik dhe Shkencë TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study) është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore IEA (International Association for the Evalution of  Educational Achievement) që mat arritjet e nxënësve. Në TIMSS 2023 morën pjesë 70 shtete. 


Testimi mat arritjet e nxënësve dhe shërben për krahasimin e efiçiencës së metodave të mësimdhënies në një kontekst global. TIMSS është një projekt shkencor në arsim. Pyetësorët që përdorën në këtë studim për nxënës, prindër, shkollë, mësues dhe praktikat e mësimdhënies  nxjerrin në pah se çfarë kërkohet për secilin nga këto aktor në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit në mbarë botën për të patur një arsim vital. 


Shkolla


Mjedisi i shkollës

  • Nxënësit ndihen të sigurt në shkollë.
  • Politikat dhe praktikat e sigurisë së shkollës janë të mjaftueshme.
  • Mësuesit e shkollës kujdesen për nxënësit.
  • Shkolla ka rregulla të qarta mbi sjelljen e nxënësve.

Disiplina dhe siguria e shkollës, situata penguese

  • Arritjet me vonesë në shkollë.
  • Mungesa të pajustifikuara.
  • Çrregullim në klasë.
  • Kopjimi.
  • Fjalë fyese.
  • Vandalizëm.
  • Vjedhje.
  • Frikësimi ose abuzimi verbal midis nxënësve.
  • Përleshja fizike mes nxënësve.
  • Frikësimi ose abuzimi i mësuesve ose stafit.
  • Largimi herët nga shkolla.


Qasja e shkollës në suksesin arsimor

  • Arsimimi i drejtuesit të shkollës.
  • Arsimim i stafit të mësuesve.
  • Kuptimi nga ana e mësuesve e objektivave kurrikulare të shkollës.
  • Aftësitë e mësuesit për të arritur objektivat kurrikulare të shkollës.
  • Pritshmëritë e mësueseve nga arritjet e nxënësve.
  • Aftësitë e mësuesit për të frymëzuar nxënësit.
  • Të pasurit akses nga shkolla në pajisjet digjitale, kompjuter, laborator shkencor, internet në funksion të një  mësimdhënie të një niveli ndërkombëtar.
  • Shkolla informon përparimin e nxënësve.
  • Shkolla duhet të përgatitë mendimtarë, jo përsëritës. 

Gatishmëria për shkollë kur fillon klasën e parë

  • Nxënësit njohin shumicën e shkronjave të alfabetit.
  • Lexojnë disa fjalë.
  • Lexojnë disa fjali.
  • Shkruajnë shkronjat e alfabetit.
  • Shkruajnë emrat e tyre.
  • Shkruajnë fjalë të tjera përveç emrave të tyre.
  • Numërojnë vetë.
  • Njohin numrat e shkruar.
  • Shkruajnë numrat.


Mësuesit


Të dhënat për mësuesin


  • Mësuesi vlen sa më s’bëhet për suksesin e nxënësve.
  • Formimi akademik dhe profesional i mësuesve.
  • Vite pune si mësimdhënës.
  • Të qenurit i kënaqur me profesionin si mësues.
  • Të të dukurit e punës plot kuptim dhe qëllim.
  • Të qenurit entuziast për punën e tij.
  • Mësuesin e frymëzon puna e tij.
  • Është krenar për punën që bën.
  • Ndjehet i vlerësuar si mësues.
  • I pëlqejnë sfidat në fushën e mësimdhënies.


Praktikat e mësimdhënies


  • Lidhja e mësimit me jetën e përditshme të nxënësve.
  • Iu komunikon nxënësve qëllimet e mësimit duke bërë të qartë se çfarë duhet të mësojnë në çdo mësim.
  • Mësuesi është i qartë për t’u kuptuar.
  • Mësuesi ka përgjigje të qarta për pyetjet e nxënësve.
  • Shpjegon përsëri një temë kur nxënësit nuk e kanë kuptuar.
  • Inkurajimi i diskutimeve në klasë mes nxënësve.
  • Lidhja e temave të reja me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
  • Demonstron mësimin.
  • Mësuesi kryen eksperimente shkencore.
  • Bën punë në terren jashtë klase.
  • Nxënësit i dëgjojnë kur shpjegojnë përmbajtjen e re të orës mësimore.
  • Punon problemet së bashku në të gjithë klasën me udhëzim të drejtpërdrejtë.
  • Mësuesi zbaton ato që kanë mësuar në situata të reja problemore.
  • Iu kërkon nxënësve të mësojnë përmendësh rregulla, procedura, fakte.
  • Iu kërkon nxënësve të lexojnë material të tjera burimore.
  • Nxitja e nxënësve për të bërë pyetje rreth dukurive të natyrës.
  • Punon në grupe me aftësi të përziera.
  • Punon në grupe me aftësi të njëjta.
  • Adresimi i nevojave individuale të nxënësve.
  • Përdorimi i pajisjeve digjitale në mësimdhënie.
  • Mbajtja e nxënësve në detyrë kur klasa përdor pajisje digjitale.
  • Kontrollimi i detyrave të shtëpisë nëse janë kryer apo jo.
  • Korrigjimi i detyrave dhe dhënia komente nxënësve.
  • Diskutimi i detyrave të shtëpisë në klasë.
  • Vëzhgimi i  nxënësve teksa punojnë.
  • Të drejtuarit e pyetjeve ndaj nxënësve gjatë orës së mësimit.
  • Vlerësime të rregullta me shkrim. 
  • Përmirësimi i aftësive të të menduarit kritik ose të aftësive për punë individuale të nxënësit.
  • Integrimi i  lëndës me lëndët e tjera.


Situata penguese të mësimdhënies


  • Nxënësit që mungojnë në klasë.
  • Nxënësit e pa interesuar.
  • Nxënësve që u mungojnë njohuritë ose aftësitë personale.
  • Nxënësit që vuajnë nga mungesa e të ushqyerit bazë.
  • Nxënësit që nuk bëjnë orët e mjaftueshme të gjumit.
  • Nxënës të shpërqendruar.
  • Nxënësit përçarës.
  • Nxënësit me dëmtime mendore, emocionale ose psikologjike.
  • Nxënësit që nuk dëgjojnë atë që thotë mësuesi.
  • Ka shumë zhurmë që nxënësit të punojnë mirë.
  • Mësuesi pret një kohë të gjatë që nxënësit të jenë të qetë.
  • Nxënësit e ndërpresin mësuesin.
  • Nxënësit nuk respektojnë rregullat e klasës.
  • Sjellja e nxënësve të tjerë e bën të vështirë përqendrimin.

Nxënësit

Të dhëna për nxënësit


  • Nxënësit sillen në mënyrë të rregullt.
  • Nxënësit kanë respekt për mësuesit.
  • Nxënësit respektojnë ambientet e shkollës.
  • Rregullat e shkollës zbatohen në mënyrë të drejtë nga nxënësit.
  • Dëshira e nxënësve për të dalë mirë në shkollë.
  • Aftësitë e nxënësve për të arritur objektivat mësimore të shkollës.  
  • Respekti i nxënësve për shokët dhe shoqet e klasës që shkëlqejnë nga ana akademike.
  • Nxënësit  dëgjojnë  shpjegimin e përmbajtjes së re të orës mësimore.
  • Nxënësit janë të përkushtuar për të arritur një edukim dhe arsimim cilësor.


Prindërit


Të dhëna për prindërit


  • Përfshirja e prindërve në aktivitetet e shkollës.
  • Angazhimi i prindërve për t’u siguruar që nxënësit të jenë të aftë për të mësuar.
  • Pritshmëritë e prindërve për arritjet e nxënësve.
  • Mbështetja e prindërve për arritjet e nxënësve.


Aktivitete që duhen bërë nga prindërit me fëmijën e tij përpara se të filloj shkollën fillore


  • Lexon libra për fëmijën e tij.
  • Tregon histori.
  • Luan me lojëra alfabetike (p.sh kuba me gërmat e alfabetit)
  • Shkruan letra ose fjalë.
  • Lexon me zë një përrallë.
  • Numëron gjëra të ndryshme.
  • Shkruan numra.
  • Vizaton forma.
  • Siguron ca libra për fëmijë në shtëpi.
  • Flet shqip fëmijës në shtëpinë se është në një vend tjetër.
  • Niveli arsimor dhe profesional i prindërve ndikon tek fëmijët.



PËR FUND


Përgatitja e brezave për shoqërinë e dijes në epokën digjitale kërkon rikonceptim të tërë sistemit që shkolla të largohet nga modeli përsëritës dhe riprodhues i njohurive drejt dijeve funksionale për jetën reale për t’iu përgjigjur kërkesave të shekullit të 21-të. Duke u mbështetur në përvojën e vendeve të ngjashme me Shqipërinë mund të arrijmë të kapim trendin e kohës të metodave të mësimdhënies dhe se si nxënësit mësojnë në një  kontekst global.                                                                                                                     

Instrumentet që përdoren për të arritur një arsim cilësor janë të një rëndësie vendimtare, duke filluar me shkollën dhe informacionin rreth saj, karakteristikat demografike të nxënësve, burimeve që ka shkolla, tipet e programeve dhe mjedisit mësimor.     


Mësuesit e klasave në lidhje me formimin akademik dhe profesional të tyre, zhvillimin profesional dhe përvojën në mësimdhënie, për aktivitetet dhe materialet mësimore të përdorura në klasë, qëndrimet ndaj mësimdhënies etj. Informacion i rëndësishëm rreth prindërve, shkollimi dhe punësimi i tyre, mendimi dhe përkushtimi i prindërve rreth shkollës së fëmijës.  


Drejtorët e shkollave, përvoja dhe arsimi i drejtorit të shkollës si dhe mendimet e tij. Aktori kryesor për të cilin janë në funksion të gjithë komponentët e mësipërm që është nxënësi.    


Funksionimi me efektivitet i të gjitha këtyre hallkave por jo vetëm dhe marrja e informacionit dhe eksperiencave më të mira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar do të arrijmë të përmirësojmë të mësuarit dhe të nxënit në vendin tonë.

Nga Muhamet Selmani

Drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë , Kala e Dodës, Dibër  

 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,159 Lexime
8 muaj më parë