Strategji suksesi

Ndërtimi i një klase të shëndetshme, strategjitë kryesore të bazuara në arsimin Finlandez

Timoti Ualker, një mësues amerikan që u transferua në Finlandë, u përpoq të zbulonte strategjitë që i bëjnë shkollat finlandeze të jenë kaq të suksesshme. Ai i ndan elementet e arsimit në Finlandë në pesë kategori: mirëqenie, pavarësie, transparence mësimore dhe vendosmërie.

Mësuesi i huaj Timoti Ualker ndan për kolegët e sistemit arsimor disa nga strategjitë e thjeshta për kultivimin e klasave të shëndetshme. 


Nxënësit finlandezë shënojnë vazhdimisht rezultate të larta në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA). Kjo i shtyn mësuesit e shumë shteteve të besojnë se arsimi në Finlandë zotëron sistemin më të mirë arsimorë. Oraret shkollore janë më të shkurtra krahasuar me vendin tonë, nxënësit kanë pak detyra shtëpie, edhe më pas testime kurrikulare.


Timoti Ualker, një mësues amerikan që u transferua në Finlandë, u përpoq të zbulonte strategjitë që i bëjnë shkollat finlandeze të jenë kaq të suksesshme. Ai i ndan elementet e arsimit në Finlandë në pesë kategori: mirëqenie, pavarësie, transparence mësimore dhe vendosmërie. 


Mirëqenia


Sipas Ualker: Shumica e nxënësve amerikanë e kalojnë ditën të angazhuar me detyra dhe kurse të njëpasnjëshme. Kurse në shkollat finlandeze, nxënësit marrin 15 minuta pushim për çdo 45 minuta mësim. Nevoja e pushimit dhe relaksimit ndikon ndjeshëm tek nxënia e informacionit të nxënësit.


“Në klasën time, unë balancoj mësimin, diskutimin, bashkëpunimin dhe reflektimin e çdo orë mësimore. Duke qenë se nxënësit e mi duhet të fikin telefonat e tyre në fillim të orës së mësimit, unë u jap atyre një pushim teknik prej pesë minutash në përfundim të mësimit. Si rezultat, ata janë më të angazhuar gjatë orës së mësimit.” – u shpreh Ualker. 


Çdo mësues punon me orë të tëra pas shkolle (shpesh edhe në fundjavë) duke planifikuar orët mësimore, duke vlerësuar detyrat e nxënësve dhe duke krijuar veprimtari mësimore. Ualker thekson se mësuesit duhet të "fillojnë të kundërshtojnë këtë ideologji të padobishme, e cila na thotë të vlerësojmë veten bazuar nga rendimenti i punës së kryer".


Çdo mësues duhet të vendosë kufijtë e punës dhe jetës personale, për të arritur një mirëqenie të vetes së tyre. Ndonëse kjo metodë mund të jetë e vështirë të përkthehet në praktikë, sërish nevoja për shkëputje dhe qetësi gjatë një dite ose edhe në fundjavë, vjen si nevojë e përbashkët për të dyja palët mësues-nxënës. 


Pavarësia ose autonomia


Ualker kërkon të na kujtojë se, pavarësia është një elementë kryesorë i lumturisë në një klasë. Ndërtimi i marrëdhënieve të forta mësues-nxënës është i domosdoshëm. Ualker u sugjeron mësuesve të kryejnë disa rituale të thjeshta, si: përshëndetja e secilit nxënës me emër, pyetja për tematika aktuale, sportive, ngjarjeve personale, të cilat kanë si qëllim të kultivojnë një lidhje të fortë mësues-nxënës. Këto elemente i bëjnë nxënësit të ndihen mirë, duke u shkaktuar edhe ndjenjën e pavarësisë. Kështu kontribuohet në krijimin e klasave të shëndetshme me komunikim të hapur e të pavarur. Ualker u kërkon mësuesve që “të njohin pasionet e nxënësve, të krijojnë lidhje kurrikulare dhe t’u ofrojnë atyre zgjedhje interesante”.


Transparenca mësimore


Shkollat finlandeze shquhen për testime të pakta dhe standardizuara, e sërish, politika për t’i eliminuar tërësisht procesin e testimeve nuk qëndron, pasi testimet janë të thelbërsore në edukimin e studentëve. Ualker beson se "praktika për t'i bërë studentët të provojnë të mësuarit e tyre i ndihmon ata të mendojnë në mënyrë kritike dhe krijuese”. Mësuesi duhet të diskutojë mbi notat dhe vlerësimet. Kjo metodë i lejon nxënësit të reflektojnë, duke u dhënë një shans për të mbështetur arritjet e tyre akademike. 


Vendosmëria


Ualker shprehet: “Ndonjëherë duket sikujr të gjithë njerëzit kanë një opinion se si mësuesit duhet t'i drejtojnë klasat. Si mësues, ju duhet të dëgjoni vetëm këshillat dhe kritikat profesionale duke punuar fort me to.”  Vendosmëria dhe besimi në vetvete janë thelbësore që një mësues të arrijë një mësimdhënie etike dhe profesionale. 


Në Finlandë, mësuesit zgjedhin që pas orarit të punës të fikin numrat e punës, të mos merren me shkresat dhe detyrat e tjera, për t’i falur vetes qetësinë e nevojshme. Ata mbyllin emailet dhe telefonatat për t'u përqendruar në kënaqësi. “Hulumtimet e mbështesin idenë se marrja e kohës së mjaftueshme të pushimit rrit performancën akademike.”


Walker beson se “gëzimi është faktori përgjegjës për suksesin e arsimit në Finlandë”. Pra, sillni gëzim dhe atmosferë pozitive në klasat tuaja. 



Burimi: https://www.wgu.edu/heyteach/article/building-joyful-classroom-top-10-strategies-based-education-finland1812.html


Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,522 Lexime
2 vjet më parë