Qendra e Trajnimeve Albas

Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës

Dy modulet “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” zhvillohen në Kukës në datat 13-15 prill. Secili modul ka një kredit, kushton 2 mijë lekë.

Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në Tiranë, Elbasan dhe Durrës për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.  


Në datat 13 - 15 prill trajnimet zhvillohen në Kukës për dy modulet “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul ka një kredit, kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

2,988 Lexime
6 vjet më parë