Nis Panairi i 28-të i Librit në Tiranë, ALBAS prezanton mbi 50 tituj të rinj për vitin 2025

Nis Panairi i 28-të i Librit në Tiranë (12–16 nëntor) në Pallatin e Kongreseve! Në vitin e 25-vjetorit të saj, Albas prezanton 54 tituj të rinj që përfshijnë të gjitha zhanret, nga autorë shqiptarë e klasikë botërorë, deri te librat për fëmijë dhe përkthimet më cilësore.

Sot u çel Panairi i 28-të i Librit në Tiranë, që zhvillohet nga 12 deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve. 


Mes shtëpive botuese pjesëmarrëse, Albas vjen në këtë edicion të veçantë me mbi 50 tituj të rinj që pasqyrojnë larminë, cilësinë dhe përkushtimin e saj ndaj lexuesit shqiptar.


Në vitin e 25-vjetorit të themelimit, Albas sjell 54 botime të reja që përfshijnë pothuajse të gjitha zhanret letrare dhe çdo grupmoshë lexuesish. 


“Ky program editorial tregon edhe një herë se cilësia dhe sasia ecin paralelisht në filozofinë botuese të shtëpisë. Mes tyre veçohen autorët shqiptarë me stil të konsoliduar, por edhe zëra të rinj, që sjellin një frymë të re në letërsinë bashkëkohore. Një vend të rëndësishëm zënë gjithashtu përkthimet e veprave klasike dhe moderne, të cilat pasurojnë më tej fondin kulturor të gjuhës shqipe.


Botimet e këtij viti përfshijnë gjithçka: nga poezia dhe proza, te studimet, biografitë, librat për fëmijë dhe veprat kulturologjike, duke reflektuar përkushtimin e Albasit për të ofruar lexime me vlerë dhe ndikim. Në këtë përvjetor të veçantë, Albas falënderon të gjithë autorët, përkthyesit, ilustruesit, redaktorët dhe bashkëpunëtorët, që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të gjatë e të frytshëm letrar”, tha kështu botuesja Rita Petro. 

Më poshtë, lista e plotë e botimeve Albas 2025, nga klasikët te autorët bashkëkohorë shqiptarë dhe të huaj.



PETRO MARKO - KOLANË E HAPUR

 

“Lejania” – poezi

“Rrugë pa rrugë” – tregime

“Ëndrratari” – poezi

“Çuka e shtegtarit” – roman

 

 

KLASIKË & MODERNË

“Një mijë e një net (V 1)” – përktheu Elmas Fida (vjen për herë të parë i plotë përkthyer nga origjinali)

“Re me pantallona” – Vladimir Majakovski, përktheu Agron Tufa

“Evgjeni Grande” – Honore de Balzak, përktheu Romeo Çollaku 

“Medea” – Euripidi,  përktheu Sokol Çunga  

“Kitara blu” – John Banville, përktheu Ilir Baçi

“Portreti i një zonje” – Henry James, përktheu Granit Zela

“Deti – John Banville”, përktheu Azem Qazimi

 

LIBRI KULTUROLOGJIK 

“Heroi me 1000 fytyra” – Joseph Chambell, përktheu ColMehmeti 

“Kërkimi i historisë” – John Tosh, përktheu Kushtrim Canolli

 

AUTORË BASHKËKOHORË SHQIPTARË - Prozë

“Manual rrëzimi” – Jonila Godole

“Në atë vend” - Ardian Vehbiu 

“Egrushja” – Balil  Gjini

“Drita” – Mimoza Hafizi

“Si shkruhet një roman dashurie” – Gazmend Krasniqi

“Ankthi i Abrahamit” – Dashnor Kokonozi

“Murgu i Malit të Shenjtë” – Luan Rama

“Maja”(dramë)  – Sabri Hamiti

 

POEZI

“Prishtina Mon Amour” – Sabri Hamiti

“Poema e mungesës” - Rita Petro

 

STUDIM / BIOGRAFI ETJ.

“The Literary Canon” – Sabri Hamiti

“Martin Camaj, mes të vetëve dhe të tjerëve” – Ymer Çiraku

“Kosova” – Arsim Canolli 

“Djemtë e përçarë të Amerikës” – Sokol Balla

“Dino, shtegtarët e portës sublime” – Luan Rama

“Evolucioni i abetareve në Elbasan (nga nisjet tekstuale te ndikimi në arsim)” - Natasha Shuteriqi Poroçani, Shqipe ShytiHaxhihyseni

“Bazat e psikoterapisë” – Dashamir Bërxulli

“Rushen Golemi, ky testament shpirti” – Inis Jorgo

“Lojëra muzikore - qasje dhe praktika në edukimin e hershëm” – Adhurim Rasimi

 

AUTORË TË RINJ

“Imun” (roman) – Tobias Xhaxhiu

“Testosteron” (tregime)  –  Arbër Selmani

“Vdekja e kukullës(tregime)” – Liza Brozi 

“Pesë vdekje” (Tregime)  – Antonio Çikollari

“Ëndrra e një dallge” (poezi) – Altea Alushi

“A e ke vënë re?” (poezi) – Erida Gjini

 

LETËRSI PËR FËMIJË

BEDRI DEDJA - KOLANË E HAPUR  

“Gjyqi i maçokut” - Bedri Dedja

“Përralla të zgjedhura” - Bedri Dedja

“Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” - Bedri Dedja

“Kërcënimi i thonjve kozmikë” - Bedri Dedja

 

SERIA “KLASIKËT PËR TË RRITUR - përkthyer nga origjinali 

 

“I mahnitshmi magjistar i Ozit” - Lyman Frank Baum, përktheu Virgjil Muçi

“Libri i Xhunglës” – Rudyard Kipling, përktheu Klodian Briçi

“Liza përtej pasqyrës” – Lewis Carroll, përktheu Era Buçpapaj

 

KLASIKËT PËR TË VEGJËL

“Mitet greke” - Stefano Bordiglion, përktheu Rigel Rizaj

“Liqeni i mjellmave” – Sarah Rossi, përktheu Rigel Rizaj

 

AUTORË SHQIPTARË PËR FËMIJË

“Dinastia e mbretit Epidamn - Legjenda e Durrësit”  - EpidamnMoikom Zeqo

“Enigma e kësulës së kuqe” – Ermir Nika

“Engjëjt rrinë bashkë” – Anila Kruti

“Hero i planetit tim”  – Qëndresa Zeneli Rrahmani

 

AUTORË TË HUAJ

“Hikikomori”  - Ariela Rizzi, Fabrizio Silei (përkthyen: OliPasko, Virgjil Muçi)

SERIA - IZADORA MUN – Harriet Muncaster (përktheu: Sofiana Filipi):

“Izadora fle te shtëpia e shoqes”

“Izadora merr pjesë në një shfaqje”

 

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

303 Lexime
22 orë më parë