Aktualitet

Numri i ditëve të lejes vjetore të mësuesve dhe punonjësve të tjerë në IAP

Shumë mësues, edukator dhe punonjës të tjerë të Institucioneve Arsimore Parauniversitare kanë në interes të dinë saktësisht mbi numrin e ditëve që u takon për lejen vjetore dhe artikulli më poshtë u ofron informacionin e kërkuar.


Informacion nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku 


Në rastin e mësuesve dhe edukatoreve leja llogaritet në ditë punë, pa përfshirë në asnjë rast ditët e shtuna apo të djela.


Përcaktimi për lejen e verës ështe 45 ditë kalendarike, pa ndërprerje  por që për efekt të lejes vjetore i korrespondojnë me rreth 33 ditë pune.


Pra përveç këtyrë 33 ditëve, mësuesit, drejtuesit, edukatoret gëzojnë të drejtën për 23 ditë punë leje të tjera. Disa ditë, rreth 10, i kryejnë në dhjetor e janar, disa në prill, nëse i jepet leje, e disa të tjera duhet tua gjej *sindikata*  dhe MAS (rreth 13 ditë).


Punonjësit e tjerë OS, SHPS, sanitare, roje, sekretare e kanë lejen 28 ditë kalendarike, 4 javë ose 20 ditë pune sipas Kodit të Punës


Koha e pushimit të mësuesit përcaktohet në nenin 8 të Kontratës Kolektive , duke u mbështetur në pikën 2 të nenit 92 dhe në pikën 8 të nenit 181 të Kodit të Punës.

  • Pushimet vjetore për mësimdhënësit dhe drejtuesit e institucineve arsimore përbëhen nga 56 ditë ditë pune , ku përveç pushimeve verore , përfshihen edhe ditët kur mësimi ndërpritet sipas programit mësimor vjetor.
  • Për periudhën e verës koha e pushimit nuk mund të jetë më pak se 45 ditë kalendarike dhe nuk mund të ndërpritet më shumë se një herë .
  • Pushimi vjetor për personelin ndihmës dhe personelin e shërbimeve është jo më pak se 4 javë kalendarike.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

22,300 Lexime
3 javë më parë