Kauza

Nxënësja Deni Demaj iu bashkua kauzës "Dhuroni flokë, dhuroni shpresë"

Ese nga Deni Demaj, për luftën kundër kancerit të gjirit. Ajo i ka ftuar të tjerët t’i bashkohen kauzës "Dhuroni flokë, dhuroni shpresë", pjesë e së cilës u bë edhe vetë duke dhuruar flokët e saj. Gjithashtu ajo përcjell nderim dhe mirënjohje për mësuesen e saj të ndjerë Sonela Totraku.

Deni Demaj, nxënëse në klasën e 9-të në shkollën 9-vjeçare "Betim Muço" ka shkruar këtë ese sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit duke i ftuar të tjerët t’i bashkohen kauzës "Dhuroni flokë, dhuroni shpresë", pjesë e së cilës u bë edhe vetë duke dhuruar flokët e saj. Gjithashtu ajo përcjell nderim dhe mirënjohje për mësuesen e saj të ndjerë Sonela Totraku që humbi jetën nga kjo sëmundje.


Jeta, është kryefjala e çdo gjëje. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar me tërë ngjyrat e saj. 

Për disa jeta ka mbaruar, për disa të tjerë jeta po shkon drejt fundit. Sigurisht për ta çdo rreze drite është një rreze shprese pas të cilës kapen për të ecur para qoftë edhe për pak. Për disa të tjerë që gëzojnë shëndet nuk kushton aspak një kontribut i vogël. 

Në boten moderne ku flokët priten sipas modës e tufa të tëra hidhen tej është mjaft domethënëse që ato të dhurohen. 

Të mendosh sa bukur është që ky gjest i yti bën të lumtur e i jep shpresë një vajze, një nëne, një motre a një zonje diku që vuan nga sëmundja e mallkuar e kancerit të gjirit. Duke i bërë të duken bukur atyre ju jep shpresë, dhe shpresa ju jep forcë për të ecur përpara. Në fund të fundit ky është thjesht një kontribut i vogël  për një kauzë të madhe. Sikur gjithkush ta bënte vetëm një herë këtë gjest, sa mirë do të ishte. Unë do ta bëja përsëri, mjafton që mësuesja ime e dashur të ishte mes nesh, mjafton që një buzëqeshje të mos zbehet, mjafton që një jetë të mos shuhet. Dhuroni flokë se dhuroni shpresë, se nëse dhuroni shpresë patjetër ka jetë.

Nga Deni Demaj

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

324 Lexime
4 javë më parë