Matura

Provimi, testohen 40392 maturantë në gjuhën e huaj

Në të gjithë vendin u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë.

Në të gjithë vendin u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë. Provimi u zhvillua nga ora 10:00 deri në orën 12:30 dhe përfundoi me sukses në të gjithë vendin.

Sipas procedurës dhe në kuadër të trasparencës me publikun, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar pas përfundimit të provimit, në orën 14.30, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.

Datat e provimeve të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:

a) Gjuhë e huaj                                         04 qershor 2016
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi                             11 qershor 2016
c) Matematikë                                           17 qershor 2016
d) Provime me zgjedhje                                  24 qershor 2016
 

Kujtesë për maturantët në datat e provimeve

  1. Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
  2. Maturanti duhet të ketë me vete,  vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
  3. Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrëtë zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen esaktë.
  4. Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.
  5. Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi të shenja të dallueshme dhe te veçanta.
  6. Maturantëve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
  7. Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit të provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.
  8. Maturanti nuk mund të:          
  • ndryshojë vendin e caktuar;
  • komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
  • refuzojë kontrollin nga ana e administratorëve                                     


        (Portali Shkollor)

        1,736 Lexime
        7 vjet më parë