Mësues, jini vetvetja!

Pse çdo mësues duhet të jetë i veçantë?

Kur je stoik dhe i kontrolluar, ju dukeni shumë i mërzitshëm dhe shumë më pak interesant se kur silleni siç jeni në të vërtetë. Nxënësit tërhiqen nga mësuesit unikë. Ata duan të jenë rreth tyre, të mësojnë prej tyre.

Është e rëndësishme që çdo mësues të dijë të ruajë qetësinë në çdo kohë, e veçanërisht kur ndodhet përpara nxënësve në klasë. Kjo është mënyra më e mirë dhe efektive për të mos keqtrajtuar nxënësit problematikë që ndodhen në klasën tuaj. Nga ana tjetër jo të gjithë biem dakord se duhet të jetë gjithmonë mësuesi ai që toleron.


Por në fakt ju duhet ta kuptoni që të ruash qetësinë nuk do të thotë që ju duhet të shtypni personalitetin tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta ulni entuziazmin tuaj ose të bëheni robot kur të shkoni përpara nxënësve tuaj.


Në të vërtetë, do të ishte mirë nëse bëni të kundërtën.

Secili prej nesh është unik: ndjenjën tonë të humorit, zërin tonë, ecjen tonë, shprehjet tona, lëvizjet. Ne jemi të pazakontë dhe të veçantë. Ne jemi të ndryshëm.


Ne jemi, eee ... të veçantë

Sa më shumë të përqafojmë të veçantën tonë, aq më efektivë do të jemi.

Ja pse:


1. Mësuesi i veçantë është interesant.

Kur je stoik dhe i kontrolluar, ju dukeni shumë i mërzitshëm dhe shumë më pak interesant se kur silleni siç jeni në të vërtetë. 


Nxënësit tërhiqen nga mësuesit unikë. Ata duan të jenë rreth tyre, të mësojnë prej tyre dhe të ndjekin mënyrën se si ata drejtojnë.


Dhe kur nxënësit janë të tërhequr nga ju dëshirojnë të jenë rreth jush dhe t'ju njohin më mirë, ndërtimi i raportit dhe marrëdhënieve me ndikim bëhet më i lehtë dhe në më pak kohë.


2. Mësuesi i veçantë është frymëzues.

Mënyra se si flisni, lëvizni, buzëqeshni, qeshni, tregoni histori dhe shprehni veten sjell jetën në klasën tuaj.


Kur ju përpiqeni të silleni ndryshe nga sa jeni në të vërtetë ju nuk jeni pasionant, nuk jeni unik apo tërheqës, ngjani më shumë me një robot. Ju mund përpiqeni shumë, por gjithmonë do të ketë diçka që do të mungojë. Gjithmonë do të jetë një shkëputje.


Nuk ka rëndësi nëse po tregoheni i qetë dhe i rezervuar, ju nuk do të jeni më frymëzues se kur jeni në momentin aktual dhe jeni kush jeni me të vërtetë.


3. Mësuesi i veçantë është i vërtetë.

Nxënësit nuk u besojnë mësuesve të përsosur në sjelljen e tyre, mënyrën, tonin dhe stilin. Të qënit kështu, apo më mirë të themi nëse ju sillni sikur jeni perfekt, atëherë ju nuk jeni të ndershëm me veten dhe as me nxënësit tuaj.


Duket që jeni të shtirur, është një përpjekje tejet e sforcuar. Është gjithashtu stresuese dhe e pamundur për të ruajtur gatishmërinë tuaj.


Edhe pse nuk ka asgjë të keqe me përpjekjen për të bërë më të mirën tuaj dhe të jesh në të mirën tënde, artikulli i vërtetë do të përfaqësojë gjithmonë veten tuaj më të rehatshme dhe më efektive.


Jini vetvetja

Ju mund të keni parë se si mësues të qeshur, të bukur ndryshojnë në mënyrë drastike sapo bie zilja për të nisur ora e parë e mësimit. Merr atë qëndrimin e “mësuesit perfekt” në këndvështrimin e tij, por në sytë e nxënësve bëhet i ftohtë dhe shumë i largët, aq sa vështirë të ndërtosh marrëdhënie me të.


Kjo mund të ndihmojë ne vendosjen e qetësisë në klasë, mësuesi mund ta kontrollojë klasën duke përdorur qortimin, por krijimi i një mjedisi të ngrohtë në klasë do të jetë gjithmonë i pamundur për të.


Nga ana tjetër, vetëm duke qenë ju, duke përqafuar karakterin tuaj unik dhe të mrekullueshëm, në mënyrë jo të avancuar, kjo është forca juaj më e madhe.


Nismëtar ose ekstravert, tregimtar apo komedian, motivues i butë ose paketë energjie.


Vetëm të jesh.


Askush nuk e bën atë më mirë.


Nëse nuk e keni bërë këtë tashmë, ju lutemi bashkohuni me ne. Është falas! 


(Përshtati: A. Hoxhaj; Portali Shkollor)

3,317 Lexime
6 vjet më parë