QTA trajnim më 31 janar, moduli “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
Qendra e Trajnimeve Albas ofron trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit me modul “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”. Trajnimi i akredituar zhvillohet më 31 Janar 2026, ofron 1 kredit dhe mbahet online në Zoom.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 31 Janar 2026 trajnimin për modulin :
"Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
Moduli synon:
Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura në mësimin online dhe atë prezent duke zhvilluar aftësitë e mësuesve në përdorimin e mjeteve te ndryshme teknologjike për një mësimdhënie-mësimnxënie të suksesshme.
Moduli trajton:
Seanca 1: Rëndësia e digjitalizimit në arsimin parauniversitar, teknologjia në mësimdhënie.
Seanca 2: Njohja i mjeteve e teknologjike për mësimdhënie të suksesshme.
Seanca 3: Përdorimi i mjeteve të ndryshme teknologjike klasë
Seanca 4: Zgjidhjet dhe risitë e mësimdhënies nëpërmjet teknologjisë
Seanca 5: Mbështetja e individualizuar për nxënësit, mësuesit dhe familjet
Seanca 6: Sfidat e kalimit nga njëra metodë në tjetrën
Përfituesit nga trajnimi:
-Mësues të arsimit parauniversitar
-Drejtues shkollash
-Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22576
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim më 7- 8 Shkurt, moduli “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë”
QTA trajnim më 14-15 shkurt, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës