QTA trajnim më 7- 8 Shkurt, moduli “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë”
Qendra e Trajnimeve Albas ofron trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit me modul “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë”. Trajnimi zhvillohet më 7-8 Shkurt 2026. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detaje të tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 7-8 Shkurt 2026 trajnimin për modulin:
Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë.
Moduli trajton:
Seanca 1: Përzgjedhja dhe përdorimi i platformave më efektive për të mësuarit në distancë.
Seanca 2: Përdorimi i këtyre platformave.
Seanca 3: Përgatitja e mësuesit për mësimdhënien në distancë.
Seanca 4: Teknikat për të nxitur mendimin kritik dhe krijues në mësimin në distancë.
Seanca 5: Zhvillimi i orëve model në mësimin në distancë.
Seanca 6: Vlerësimi i nxënësit në mësimin në distancë.
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në përfundim të trajnimit:
- zotëron njohuri mbi mësimin në distancë lloje të pltformave që përdorimin;
- kupton rolin, që luan secila platformë në zhvillimin e mësimit në distancë;
- kupton rëndësinë e metodologjive dhe teknikave që përdoren për relizimin e mësimit;
- zhvillon strategji për të nxitur mendimin kritik dhe krijues tek nxënësi;
- zhvillon aftësi për të menaxhuar dhe vlerësuar nxënësin në mësimin në distancë.
Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të rinj të cilët sapo kanë filluar të ushtrojnë profesionin e mësuesit apo edhe për ata të cilët përgatiten për provimin e kualifikimit .
Përfituesit e këtij trajnimi janë:
- Specialistë të ZVAP
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
- Mësues të AML
Ky trajnim ka 1 kredit i cili konvertohet sipas Udhëzim Nr. 17, Datë 22.07.2024, “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë”, është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim kliko në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22577
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim më 31 janar, moduli “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
QTA trajnim më 14-15 shkurt, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës