QTPA: Trajnim më 22 dhjetor për modulin “Manaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 22 dhjetor për modulin “Manaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.
Qendra e Trajnimeve Albas në datat 22.12. 2025 zhvillon trajnimin me kredite për modulin
“Manaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikeve në klasë”.
Moduli synon:
Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura për menaxhimin e sjelljes dhe konflikteve në klasë.
Moduli trajton:
- terminologjia menaxhim i sjelljes dhe rëndësia e saj.
- lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe zgjidhje e konflikteve
- praktika të menaxhimit efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
- instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
- rrugët për menaxhimin e procedurave dhe zgjidhjes së konflikteve
- platforma personale të menaxhimit të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit parauniversitar
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22288
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”
QTA trajnim më 15 - 16 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"
Albas ofron trajnime me kredite për modulet e akredituara nga MASR