TRAJNIM

QTPA trajnim me kredite në datën 17-18 janar 2026, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 17-18 janar 2026 trajnimin për modulin: “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 17-18 Janar 2026 trajnimin për modulin:

 “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit fillor dhe të mësuesve të gjuhës shqipe dhe mësuesit e lëndëve shoqërore në lidhje me aftësitë e të lexuarit, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:


- Rëndësia e të lexuarit në jetën e individit 

- Kurrikula dhe të lexuarit

- Të lexuarit si proces

- Aftësitë (shkathtësia) e të lexuarit

- Raporti i të lexuarit me të kuptuarin


 Përfituesit nga trajnimi:

-  Mësues të arsimit fillor 

- Mësues të AMU/AML 

- Drejtues shkollash 

- Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22348


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

170 Lexime
19 orë më parë