
QTPA trajnim në shkollën “Woodrow Wilson”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas zhvilloi trajnimin e radhës në shkollën jopublike “Woodrow Wilson”. Mësuesit e kësaj shkolle shprehën interes për të ndjekur modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas zhvilloi trajnimin e radhës në shkollën jopublike “Woodrow Wilson”. Mësuesit e kësaj shkolle shprehën interes për të ndjekur modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” i cili trajton një sërë çështjesh të rëndësishme për procesin e mësimdhënies.

Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”. Secili modul përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë.

Trajnimi u zhvillua në ambientet e shkollës “Woodrow Wilson” ku morën pjesë të gjithë mësuesit e kësaj shkolle. Gjatë trajnimit mësuesit shtruan për diskutim disa problematika apo paqartësi lidhur me këtë temë, për të cilat trajnerja Natasha Poroçani bëri sqarimet përkatëse.

Ndër të tjera, gjatë trajnimit u diskutua për këto çështje: Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca; Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Trajnimi u zhvilluan në një ambient mikpritës dhe mësuesit patën mundësi të bisedojnë me stafin për vitin e ri shkollor, përgatitjet, planet, librat e mësuesit etj.
Qendra e Trajnimeve Albas ju fton të kontaktoni në 0697070480 ose në adresën [email protected]l. Ju gjithashtu mund të na shkruani në Portalin Shkollor në Facebook, ose në adresat: [email protected] ; [email protected] për të gjitha kërkesat tuaja lidhur me modulet dhe trajnimet që ofron QTPA.
(Portali Shkollor)
QTPA, trajnim me kredite online për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Albas, trajnim me kredite në Elbasan
Mësuesit: trajnimet, ndihmë e madhe për ne