Projekt

Rrëzimi i mitit të teknologjisë dhe kthimi te libri përmes memories kulturore

Nëse libri është një realitet social - kulturor, psikologjik, pedagogjik e shkencor, është memorie kulturore e një kohe, atëherë ai duhet të jetë në shërbim të përdoruesit të tij që është lexuesi i çdo kohe dhe moshe, ndaj për këtë duhen parë ...

Memoria kulturore është proces i rëndësishëm sepse të ndihmon për të përmirësuar njohuritë dhe të ndihmon që të bëhesh një person më i mirë. Anjshtajni ka thënë: “I frikësohem ditës kur teknologjia do të tejkalojë çdo gjë, madje dhe bashkëveprimin mes njerëzve. Kur të vijë ajo ditë, ne do të kemi një gjeneratë më idiote”. Për të mbërritur te i riu i kulturuar dhe për ta parë atë si çelësin e të ardhmes, zinxhiri nis me të kuptuarin e disa fakteve: 1. Bindjen se kultura jonë kaloi në kanale “euforike  dhe  eksperimentale”, u mbush me  modele  të papërshtatshme për traditën dhe specifikat e realitetit shqiptar. 2. U zhyt në atmosferën e një lirie të pafund, të një vlerësimi dhe mbivlerësimi të modeleve të brendshme, nga “grupe të lodhura” dhe në të njejtën kohë i dha të riut panoramën e “lulëzimit të një brezi me teknologji po pa kulturë leximi”.  


Pyesim dhe parashtrojmë:1) A kemi gjetur mospërputhje në mes elementeve domethënës që nxisin leximin e memorizimin kulturor dhe interesave të të riut? dhe a kemi nevojë për hetim të mëtejshëm?  Çfarë duhet të ketë një libër? 

Nëse libri është një realitet social - kulturor, psikologjik, pedagogjik e shkencor, është memorie kulturore e një kohe,  atëherë ai duhet të jetë në shërbim të përdoruesit të tij që është lexuesi i çdo kohe dhe moshe, ndaj për këtë duhen parë këto raporte. Krijimin e një mjedisi kulturor që formon njeriun që çmon kohën në dobi të tij, Përshtatshmërinë kulturore, ( ndërthurja e mjediseve nga vjen me atë që gjen),  ndërthurje e  statusit tradicionalo-psikologjik me kulturën e njeriut qytetar. Paraqitjen e ndryshimit të mendimit (lëvizja dhe ndryshimi i informacionit) në vite nxit marrjen dhe mbledhjen e kulturës tradicionale.

Fjalë kyçe: efekt formues; përmirëson njohuritë; modele  të papërshtatshme; vlerësim dhe mbivlerësim

“Shkolla nuk është ishull as dhe ishullizim i informacionit”.

Përshkrimi i situatës: Anjshtajni ka thënë: “I frikësohem ditës  kur teknologjia do të tejkalojë cdo gjë, madje dhe bashkëveprimin mes njerëzve. Kur të vijë ajo ditë, ne do të kemi një gjeneratë më idiote”.


Ndaj memoria kulturore në kuptimin e përgjithshëm është çdo veprim apo përvojë që ka një efekt formues në mendje, që ndikon në karakterin dhe sjelljen e një individi. Në kuptimin e saj teknik, rrëzimi i mitit të teknologjisë përmes memories kulturore është procesi me të cilin kultura ka për qëllim të transmetojë dijet e akumuluara, vlera nga një brez në tjetrin. Memoria kulturore është proces i rëndësishëm sepse të ndihmon për të përmirësuar njohuritë dhe të ndihmon që të bëhesh një person më i mirë. Për të mbërritur te i riu i kulturuar dhe për ta parë atë si çelësin e të ardhmes, zinxhiri nis me të kuptuarin e disa fakteve: bindjen se kultura jonë kaloi në kanale “euforike  dhe  eksperimentale”, u mbush me  modele  të papërshtatshme për traditën dhe specifikat e realitetit shqiptar, u zhyt në atmosferën e një lirie të pafund, të një vlerësimi dhe mbivlerësimi të modeleve të brendshme, nga “grupe të lodhura” dhe në të njejtën kohë i dha të riut panoramën e “lulëzimit të një brezi me teknologji po pa kulturë leximi”.


Realizimi i projektit

Përshkrimi i situatës

1) Gjetja e mospërputhjeve në mes  të teknologjisë dhe shpërdorimit të kohës me përvojat kulturore, nxitja drejt memorizimit të kulturës dhe miradministrimit të nevojave teknologjike.

2)  Nevojë për hetim të mëtejshëm, 

3) Gjetja e konsensusit brenda shkollës dhe artikujve të tillë si: Kurrikula e zbatuar; Mësimdhënia dhe të nxënët; Klima dhe etika në shkollë; Kujdesi ndaj nxënësit; Drejtimi i shkollës; Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe financiare (duke rritur bashkëpunimin e qytetarit –nxënës me institucionin e Bashkisë, si marrëdhënie e munguar).

4) Vlerësimi dhe arritjet e nxënësve, që mbështesin një veprim të caktuar suksesin e tij. 


Qëllimi: Hartimi i platformave për të mbërritur te i riu i kulturuar dhe për ta parë atë si çelësin e të ardhmes. Nxitja për krijimin e një teksti me titull: “Memoria kulturore”. Ky tekst të jetë një realitet social, psikologjik, pedagogjik e shkencor, në shërbim të përdoruesit të tij që është nxënësi dhe mësuesi:


Ojektivat: 

“Shkolla është ndërmarrje prodhuese”

Ajo duhet të mbështetet te një arsimim i shëndetshëm, funksional, dobiprurës, afatgjatë, cilësor, frytdhënës që garanton: 

- Formimin e individit; 

- Ushqimin ë tij cilësor 

- Sukses. 


Ndaj duhet që:

- të shmangim vëmendjen drejt mitit të teknologjisë dhe të nxisim leximin, 

- të zvogëlojmë hapësirat ku nxënësi ndihet objekt dhe të krijojmë mundësitë që ai të ndihet subjekt,

- të kemi numër të reduktuar të orëve teorike dhe të shtojmë orët praktike,

- të kemi unifikim qëllimesh nga klasa e dhjetë te  e dymbëdhjeta që të krijohet një zinxhir metodash që nxisin nxënësin drejt kreativitetit,

- të arrihet krijimi i një lidhjeje dobiprurëse mes trekëndëshit: Nxënës – Prind – Mësues..


Të garantojmë:

- Krijimin e një mjedisi kulturor që formon njeriun që çmon kohën në dobi të tij,

- Përshtatshmërinë kulturore, ( ndërthurja e mjediseve nga vjen me atë që gjen), ndërthurje e  statusit tradicionalo-psikologjik me kulturën e njeriut qytetar.

- Shmangien e trajtimit ndryshe të nxënësve në trekëndëshin shtëpi – shkollë- mjedis. Nxënësi është produkt i formimit të lidhjes mes shkollës –komunitetit dhe mjedisit.

- Paraqitjen e ndryshimit të mendimit (lëvizja dhe ndryshimi i informacionit) në vite nxit marrjen dhe mbledhjen e kulturës tradicionale.

- Shmangien e informacioneve jo të plota.

- Rritjen e shkallës së përgjegjshmërisë të institucioneve qëndrore si Bashkia, në ndërtimin e mjediseve funksionale të tipit të axhensive, (që nxisin nxënësit me probleme ekonomike, familjare e psikologjike drejt gjetjes së rrugëve për miradministrimin e situatave duke i mbështetur me financim falas me kurse të ndryshme)  

- Kuptueshmërinë e gjuhës akademike me atë të nxënësit.


Përshkrimi i punës

Tabela e matjes së shpenzimit të kohës nga 30 nxënës brenda 1 jave

(Shpenzimi i kohës në kompjuter pas marrjes së zhvillimit të detyrës)

Ndarja në grupe pune sipas aktiviteteve:  Krahasimi midis mënyrave se si shpenzohet Koha sot dhe si shpenzohej para 20 viteve. 

Qëllimi: Të bindë nxënësin se forma më e mirë e shpenzimit të kohës së lirë nuk është kompjuteri.

Forma e realizimit: 

Ese

Dokumentar i shkurtër

Poster

Aktiviteti i dytë

Realizimi i një filmi ku të tregohen qartë dëmet që shkaktohen në jetën sociale të një individi të varur nga përdorimi pa kriter i kompjuterit.

Me anë të këtij filmi studentët duhet të tregojnë qartë sesi ndikon negativisht në jetën sociale të individit komunikimi joverbal.

Filmi mund të paraqitet në CD/USB/WEB etj ose të interpretohet

Aktiviteti 3

Analizim i efekteve anësore në shëndetin e individit që shpenzon një kohë të konsiderueshme në kompjuter. 

Përveç anëve negative në jetën sociale kryhet edhe një kërkim shkencor me anë të së cilit studentit i tregohen dëmet e qëndrimit të gjatë para kompjuterëve.


Analiza duhet të përmbajë: 

• Fakte të sakta dhe të vërtetuara

• Tabela

• Raste konkrete

• Burime të sigurta


Forma: 

• Fletëpalosje

• Sondazhi

• Poster


Raporti djem-vajza në lidhje me tre komponentë:

1. Librin ( vajzat lexojnë më shumë – djemtë pak ose aspak)

2. Kompjuterin ( vajzat kanë qëndrim të limituar përballë një kohe pa kufi për djemtë)

3. Aktivitete sportive ( mundësitë janë më shumë për djemtë sesa për vajzat)

Qëndrimet:

1. Prindi me problemet ekonomike –familjare dhe kulturore-psikologjike që ka, e ka zbehur rolin e tij në miradministrimin e kohës së fëmijës.

2. Mësuesi intensifikon rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por dhe si subjekt ndikues në zgjidhjen e problemeve socila-psikologjike.

3. Nxënësi konfliktues i përhershëm jo vetëm me faktorët derteminues si prindi –mësuesi por dhe me kohën.

Rezultatet: Lidhje më e ngushtë mes trekëndëshit Nxënës-Prind- Mësues

Edukimi në familje i një jete sa më të shëndetshme. 

Të informojë familjet duke paraqitur metoda efikase të cilat i ndihmojnë në edukimin e fëmijëve të pavarur nga miti i kompjuterit. Analizim i efekteve anësore në shëndetin e individit që shpenzon një kohë të konsiderueshme në kompjuter. 


Objektivi: Përveç anëve negative në jetën sociale kryhet edhe një kërkim shkencor me anë të së cilit studentit i tregohen dëmet e qëndrimit të gjatë para kompjuterëve.


Analiza duhet të përmbajë: 

• Fakte të sakta dhe të vërtetuara

• Tabela

• Raste konkrete

• Burime të sigurta


Mund të paraqitet në formën e: 

• Fletëpalosjes

• Sondazhit

• Poster


Duhet të përmbajë:

• Mënyra sesi familja ndikon në rrëzimin e këtij miti

• Qëndrimi i familjes dhe i mësuesit ndaj fëmijëve

• Metoda efikase për parandalimin ose ndalimin e varjes nga ky mit.


Hapi i fundit

Hartimi i librit: Mbledhja e gjithë përvojave praktike të realizura nga nxënësit me ndihmën e mësuesit.

“Udhëtimi i vërtetë për zbulim nuk ka të bëjë me kërkimin e peisazheve të reja, por me nevojën për sy të tjerë”. thotë Marcel Proust. 

Ndaj: Mësuesi duhet të hartojë çdo ditë metoda dhe teknika për marrjen e informacionit, sipas veçorive të nxënësve të klasës. Diskutimet e nxënësit të bazohen në teknikat e përzgjedhura që nxitin të menduarin krijues e krijojnë besim tek nxënësit. Kur ndeshen vështirësi në të nxënë, mësuesi bën përpjekje efikase për të identifikuar dhe ndrequr gabimet pa kaluar në fazën të tjera. Mësuesi duhet të tregojë se i njeh problemet sociale të komunitetit, të ndërthurë komunikimin, sociologjinë dhe psikologjinë, ku nxënësi mendon, shkruan, lexon, flet.


Klima dhe etika, kujdesi ndaj nxënësit

Shkolla nuk është vendi ku nxënësit mund të marrin informacion, por edhe vendi ku ata shoqërohen, komunikojnë në mënyrë efikase, lindin miqësitë, konkurojnë ose punojnë në grupe.


Qëllimi është të ecim drejt një shkolle pa konflikte. Shkolla sot për shkak të lëvizjes demografike ka kolorit të shumtë profilesh psikologjike dhe sociale ndaj nxënësit duhet të mësohen për të përballuar konfliktet jo vetëm në klasë, por edhe gjatë aktiviteteve jashtë programit, prandaj ata duhet të dinë mekanizmat e konfliktit që të jenë në gjendje për ta zgjidhur situatën. 


“Fëmijëve sot u pëlqen luksi, sillen keq, përçmojnë autoritetin, nuk tregojnë respekt për të moshuarit dhe u pëlqen të merren me llafe në vend që të mësojnë. Fëmijët janë shndërruar në tiranë, jo shërbëtorë të familjes së tyre. Ata nuk ngrihen më kur hyn në dhomë më i madhi. Ata kundërshtojnë prindërit, ulen mbi bankë dhe hanë ëmbëlsira, rrinë me këmbët mbledhur dhe tiranizojnë mësuesit.” Sokrati (filozof athinas 469 – 399 p.e.s.) .

Aspak i largët ky pohim edhe pse shekujt na ndajnë. Mendimi i parë thua koha s’lëviz dhe ç’po ndodh me njerëzit? Përgjigjet i jep po vetë zhvillimi i njeriut, thelbi i tij, natyra e tij. Njeriu dhe koha janë në lidhje zinxhir, po njëkohësisht të shtrënguar të ndajnë një raport, atë të “rebelimit” ndaj njëra – tjetrës. Disiplina është procesi i të mësuarit ose trajnimit të një personi që t’u bindet rregullave ose një kodi sjelljeje në një kuadër afatshkurtër dhe atë afatgjatë.


Zgjidhja ndodh kur problemet jo vetëm identifikohen por dhe zgjidhen.

Rasti i parë: Klasa e XI (ora e Fizikës)

( Ida vjen nga Puka dhe nga një familje me probleme ekonomike, i ati është invalid, e ëma e papunë që merr vetëm rrogën si kujdestare e burrit të saj invalid, Jozi vjen nga një familje e mesme shkodrane)

Ida caktohet nga mësuesi të mbledhë punën me projekte. Mësuesi orën tjetër vjen në klasë dhe jep përgjigjet e punimeve. Punimi i Jozit ishte vlerësuar me 4. Jozi është nxënëse shumë e mirë, marrja e kësaj note e shqetëson dhe e drejton menjëherë pyetjen mësuesit: Mësues, pse kam marrë këtë notë, unë kam punuar shumë për këtë projekt? Mësuesi i përgjigjet: Ju nuk e keni dorëzuar punimin. Jozi reagon menjëherë duke i kërkuar shoqes që kishte mbledhur punimet, se ku është punimi i saj, dhe pse ajo ia kishte fshehur? Ida, nga kjo akuzë ngrihet menjëherë dhe ngre zërin duke i thënë: Unë e kam kryer detyrën me korrektësi, dhe këtë akuzë të ulët nuk e pranoj, ti je idiote që mendon se unë e kam bërë një veprim të tillë, nuk kam asnjë interes ta fsheh punimin tënd. Jozi: ti më ke inat, ti je maloke dhe smirzezë ndaj rezultateve të mia, do e shohësh mirë këtë gjë. Situata degradon në akuza e kundërakuza. Mësuesi i lëndës kërkon nga vajzat që të sjellin prindërit në shkollë dhe të sqarojnë këtë situatë. Mbas mbarimit të orës së mësimit, ngjarja ka degraduar deri në grindje familjare. Prindi i Idës për të mbrojtur dinjitetin e së bijës, akuzon dhe kërcënon deri me jetë familjarët e Jozit. Të nesërmen drejt shkollës vijnë për të sqaruar më tutje familjarët duke u takuar me mësuesen kujdestare. 


Zgjidhja

Krijoj kushte për një marrëdhënie pozitive dhe mbështetëse mes meje dhe nxënësit, që bazohet te të kuptuarit dhe të mirëkuptuarit. Në këtë rast përpiqem të kuptoj pse nxënëset u sollën në këtë mënyrë, kuptoj se mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm, ndaj njohja paraprake e nxënësit është e nevojshme. 

Duke u nisur nga këndvështrimi i tyre, konteksti i situatës kishte precipetuar për arsye mosbesimi te njera – tjetra.. Ndaj duhet të garantojmë paanësi, të njohim nga ku vijnë si dhe rëndësinë që ka familja në edukimin e sjelljes së fëmijës së vet. Kjo për të inkurajuar te secila nxënëse detyrimin që kanë ndaj statusit. Vë në pah se mungesa e vetëkontrollit i çoi vajzat këtu, qëndrim duhej mbajtur ndaj të dyjave. Nxis ndjenjën e solidaritetit duke i inkurajuar, dhe premtuar se përmisimi i sjelljes së tyre do shpërblehej. Secila nga nxënëset do  stimulohej sepse pas çdo përpjekjeje ka një shpërblim. 


Rasti i dytë: (ora e kimisë)

(Juli është nxënës i rritur me mbështetje pa limit dhe justifikim për çdo paudhësi që bën, mbështetja e tij është dhe institucionale për shkak të postit që gëzon xhaxhai i tij)

Juli është nxënës i klasës së XI, vjen nga një familje me pushtet,  dhe rri në bankën e fundit tërë kohën indiferent, i mësuar dhe i toleruar të bëjë çdo gjë. Mësuesja hyn në klasë, fton nxënësit të përqëndrohen, të nxjerrin librat dhe të ndjekin orën e mësimit. Shoku para bankës së tij prek pa dashje dhe e shtyn bankën ku qëndronte Juli, ky i fundit ia fut një të share dhe ia shtyn më me potere bankën e tij. Mësuesja ndërhyn duke u afruar në bankën e Julit dhe i thotë: Ç’ke mor djalë, hape atë libër dhe të paktën mos bëj zhurmë. Juli, ngrihet në këmbë, qëllon mësuesen, i bërtet duke i thënë se s’kam punë me ty dhe mos më acaro dhe kërcënon djalin para bankës së tij duke i thënë: Të kam thënë 100 herë me  e mbajtë bankën tënde shumë larg nga banka ime dhe mos guxo ta kthesh kokën mbrapa. Andi nxënësi tjetër i përgjigjet: Pse në shtëpinë tënde jemi këtu? Kaq mjaftoi dhe të dy nxënësit konfliktohen me grushta, duke e kthyer klasën në një fushbeteje.


Zgjidhja

Shqyrtimi i këtij rasti më nxiti si mësuese së pari të kërkoj a donin këto nxënësa të zgjedhin? Çfarë duan të fitojnë dhe çfarë mendojnë se humbasin? Sa ndikon te fëmija rritja e kultit të madhështisë dhe e mbrojtjes pa kufi? Hapi i parë: Mendoj se rritja dhe kuptim ii aftësisë së vetëkontrollit në jetë, është një element kyç për një vlerësim të shëndetshëm të vetes. Hapi i dytë: t'i ofroj këtyre nxënësve alternativa pozitive, çfarë i bënte ato të humbisnin arsyen?  Hapi i tretë: Udhëheqje konstante dhe e vendosur nga ana ime, vazhdimisht përgëzoj përpjekjet për sjellje të mirë nga secili. Mungesa e  vetëdisiplinimit bëhet burim i humbjes së vetkontrollit. Mendoj që konfliktet t’i zgjidhin duke biseduar pa shqetësuar të tjerët.


Rasti i tretë: (ora e letësisë)

(Eda është fëmijë që i mungon figura e babait, ajo rritet veç me kujdesin e nënës dhe vjen nga zonat e Malësisë së veriut)


Sa herë fillonte ora e letërsisë, Eda shfaqte përherë pakënaqësi, nervozizëm, sidomos gjatë rubrikës: një pyetje shumë përgjigje, ajo nxitonte të bënte pyetje që nuk kishin lidhje fare me pyetjen e drejtuar nga mësuesja. Mësuesja shpesh i është përgjigjur duke i thënë se pyetjet e saj nuk kanë lidhje me orën e mësimit dhe se ajo duhet të ketë vemëndjen e duhur për t’u përfshirë në procesin mësimor me përgjigje nëse ka. Kjo gjë u përsërit disa herë dhe mësuesja mendoi se kjo sjellje e Edës po kthehej në një ndëshkim përsonal që ajo i bënte asaj, ndaj sa herë merrte të fliste, ajo vendosi të mos i kthente përgjigje, të vazhdonte mësimin duke iu drejtuar nxënësve të tjerë. Po atë ditë Eda ndërhyn duke i thënë: Se ti nuk je mësuese e mirë, ti kurrë nuk na kupton, nuk e di se ç’nënë je, ti nuk bën për mësuese.


Zgjidhja

Shqyrtimi i rastit: Pyetjet e Edës ishin sfida që i bëheshin autoritetit dhe njohurive të mësuesit, por a mund të ketë lidhje me vështirësinë e nxënësit për të formuluar siç duhet pyetjen dhe me takt?: Ky keqidentifikim apo keqkuptim krijonte zemërim te Eda, dhe hapte një telash të vërtetë disipline. Rëndësinë e shmangies së rutinave dhe standardeve të sjelljes si dhe përfshirjen e nxënësit e mësova në këtë rast. Eda kishte nevojë për besimin në vetvete dhe krijimin e një mendimi të mirë për vetveten. 

Ndaj  zgjodha të motivoj Edën dhe të kuptoj botëkuptimin e saj.

E nxita veten të respektoj kërkesat e zhvillimit të Edës dhe të ndryshoj format e mësimdhënies. I kërkova të më shkruante një Letër përsonale, me mundësi përgjigje po përsonale nga ana ime. I shkruajta po përsonalisht se ç’mendoja unë për të, dhe i tregova historinë time të jetës, dramën time familjare dhe e nxita të më përgjigjej. Padyshim që ky lloj komunikimi zbuti raportet mes nesh dhe më bëri të kuptoj se bota e fëmijës është shumë e madhe dhe e brishtë plot pasiguri që kërkojnë të drejtohen si duhet. Ndaj ne s’jemi veç mësues, jemi heronjtë e tyre. Ky rol lyp shumë përgjegjësi dhe durim, njohje dhe studim.


Gjimnazi “Jordan Misja” është një nga shkollat e Shkodrës, në të cilën ndjekin mësimin 780 nxënës. 

Çfarë kërkohet:

Treguesi 1. Gjatë orës mësimore mësuesi si parësore ka përvetësimin nga ana e nxënësit të koncepteve kryesore të lëndës dhe zbulimin e lidhjeve mes tyre, po nën presionin e indiferencës dhe keqkuptimit të rolit të nxënësit në shkollë. 

Treguesi 2. Mësuesi zotëron anën shkencore të lëndës përballë një nxënësi me probleme të thella sociale, psikologjike, kulturore. 

Treguesi 3. Metodat, teknikat dhe strategjitë janë përvetësim i mësuesit përballë kushteve mjerane të shkollës, mungesës së bazës didaktike, teknike dhe laboratorike. 

Treguesi 4. Mësuesi realizon përsëritjen efektive me në qendër nxënësin, duke e ndarë atë vetëm me një grup minimal nxënësish për shkak të prurjeve me nivel të ulët arsimor. Vlerësimi dhe arritjet e nxënësve, që mbështesin një veprim të caktuar suksesin e tij. 


Çfarë duhet: 

“Besimi i përbashkët për një veprim të përbashkët”

Duhet kombinimi i zhvillimit individual të mësuesve me zhvillimin e bashkësisë për një rikuptim kulturor të nxënësit Duhet kualifikimi dhe trajnimi i stafit, ndërgjegjësim për qëllimet dhe prioritetet e trajnimit dhe kualifikimit. Duhet të hartohet një plan trajnimi me qëllim krijimin e një mjedisi shkollor të hapur për nxënie dhe stimulues për nxënësit. 


Vlerësimi i nxënësve, produkti përfundimtar.

Produkti përfundimtar i shkollës nuk matet thjesht me arritjet e nxënësve, por me kompetencat që ata demonstrojnë gjatë marrjes së dijes. Vlen mirorientimi për nga nevojat për punësim që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përshtatjen e tij me tregun e punës. Kjo kërkon që njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat e domosdoshme për punësim të tyre, të shoqërohen nga ata me një përfshirje të gjerë dhe të integruar të veprimtarive gjithnjë e më cilësor të nxënësve, krijimi i shprehive praktike sa më të qëndrueshme, edukimi i tyre me disiplinë, të lidhura me veçoritë e shkollës, interesat dhe diversitetin e nxënësve. 


Rezultatet:

Të jesh një nxënës i mirë do të thotë të kesh mundësi për të menduar. Fuqia e arsyetimit nuk vjen automatikisht së bashku me inteligjencën tuaj. Ata janë një entitet i veçantë. Kompleksiteti i problematikave tashmë të njohura nuk duket se ka ndjeshmërinë e duhur në lidhje me reflektimet, të cilat janë të dobëta, shpesh nga mosdëshira për t’i pranuar dukuritë negative dhe shpesh nga pamundësitë për t’i zgjidhur problemet. Ata duhet të ballafaqohen me realitetin paralizues të varfërisë së bashku me problemet që paraqet çdo ditë. Dhe rreziqet për to janë edhe më të larta. Nxënia përmes kulturës është bileta për t’u shkëputur nga varfëria.


Ky projekt ka këto pritshmëri: 

• vlerësimin e nxënësit si një subjekt krijues,  

• afirmimi i metodave të ndryshme që largojnë nxënësin nga përqendrimi pa limit te kompjuteri, koha ka çmimin e vet, ndaj rëndësi ka të çmuarit e kohës në dobi të formimit kulturor.   

• rritje profesionale përmes mendimit kritik,  

• gjithpërfshirje, pa dallim zone a mjedisi kulturor. etj., 

• vlerësim për ndryshimet që kanë sjellë, 

• njohjen e problematikave që i  shoqëron, kjo sigurisht do të thotë se ende në shtatin e edukimit ka probleme që cënojnë cilësinë e nxënësit, të shkollës dhe suksesin e tyre. 

Ndaj nëse dëshirojmë të kemi një sistem shkollor në shërbim të formimit autonom të nxënësit, është e rëndësishme që jo vetëm shkolla po shteti vetë, të krijoje kushte për një autonomi institucionale, organizative dhe pedagogjike nëpër shkolla. Për të patur një autonomi pedagogjike është e rëndësishme që sistemet arsimore që përgatisin mësues të jenë në dijeni të kompetencave të tyre. 


Shtetet që kanë krijuar mekanizma vlerësimi për nevojat dhe kompetencat e tregut, përgatisin kapitale humane të përshtatshëm për vendet e kërkuara të punës.


(Dr. Ermira Ymeraj, Portali Shkollor)

3,418 Lexime
6 vjet më parë