DISLEKSIA

“Sa inat e kam mësuesen”

Fëmijët disleksikë nëpër shkolla nganjëherë i “torturojmë” pa dashje duke u kërkuar më shumë se çduhet dhe duke mos i trajtuar me psikolog. Ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm...

Edhe unë dua të shkruaj bukur. Sa inat e kam mësuesen, - o mami.

Përse e ke inat? - o bukurosh.

Ajo thotë - “shkruaj më bukur”, - “merr shembull nga shoqja”, - “shikojeni shoqen, se sa bukur shkruan”. 

Po mirë thotë mësuesja.

Unë mundohem të shkruaj bukur, unë dua të shkruaj bukur, por nuk më del shkrimi si shkrimi i atyre.

Pra, ti po thua se mërzitesh po u foli mësuesja, mësuesja nuk duhet të bëjë krahasime në klasë, se ca nxënës nuk motivoheni, por demotivoheni, mësuesja duhet t`u thotë shumë mirë dhe për aq sa keni arritur.  Po ashtu duhet të thotë, të gjithë jemi të mirë dhe pse nuk arrijmë rezultate të kënaqshme. 


Epo mirë do t`ia sugjerojmë mësueses mendimin tënd, por Arbër e kemi dhe një rrugë tjetër, eja të bëjmë së bashku diktim nga një fletë në ditë dhe ti do të mësosh të shkruash bukur. Kur isha unë e vogël ne na bënte mësuesja diktim deri në klasën e katërt, e kishim orë të veçantë, ndërsa tani është hequr dhe zëvendësuar me ato dosjet. Ju bëjnë diktim vetëm në klasë të parë apo të dytë. Fëmijët e klasës së parë, disa prej tyre nuk dinë ta lexojnë titullin e fletës, nuk dinë se cila është matematikë apo gjuhë, harxhojnë kohë, stresohen, lodhet mësuesja dhe në fund të vitit të gjitha ato fletë t`i kam hedhur, po të ishte fletore do t’i mbaja. 


Shkrimi yt ishte i dobët dhe diturinë e natyrës ta plotësoja unë deri në muajin shkurt, sepse ti qaje, s’kishe faj se nuk i kishe mësuar akoma shkronjat, fjalët. Po ju rrisim para kohe. 

Harroje mami, kam gjithë ato detyra dhe fletë për në dosje, të bëj dhe diktim në shtëpi.  Epo mirë detyrën e shtëpisë ta lexon mami dhe ti e shkruan se ai është një diktim i shkurtër. E di mësuesja ime më mirë se ti, nuk e di ti. Na bën vetë mësuesja diktim në klasë. 

Ju bën diktim, por s`e ka shumë për detyrë, ty të duhet patjetër të ushtrohesh në këtë drejtim se je prapa. Gjuha shqipe është e vështirë dhe unë po nuk e praktikova i ngatërroj “q”- të me “ç”, “xh”-të me “gj”. Tani kanë ca “formalitete” të tjera, më të rëndësishme se fëmijët, shembull mësimi janë.


Arbri kishte dhe shokë të tjerë si veten nëpër klasat më lart dhe më poshtë.

Në atë kohë, Arbri ishte në klasë të dytë. Në klasë të parë kishim bërë, si kishim bërë me atë shkrimin si shkrim “pule”, gjithë zhgarravina dhe korigjime, pa harruar shkronjat e shumta dhe pikat mbi shkronjën “ë”, që i hanim me shumicë, e mbushnim barkun plot, derisa na tepronin. Arbri është shumë i mirë në mësime dhe në sjellje, gjithandej, kur del në mësim e fillon mësimin me shprehjen “dimë që”, “e zëmë se”, “imagjinoni që”, “kujtoni që”, sikur po u shpjegon nxënësve dhe nuk po  i thotë përmbajtjen për vete mësueses. Del nga situata duke e gjetur fjalën e përshtatshme. Të gjitha vlerësimet në gjuhë, si të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit, të shprehurit, të menduarit i ka shkëlqyer, vetëm te të shkruarit ndryshon puna as vlerësimin mirë nuk e meriton. Duke kaluar nga klasa në klasë, gjej një “Arbër” të tillë. Ishte Agimi në klasën e katërt. Edhe ai është shumë i mirë gjithandej, e ngrinte dorën gjatë gjithë kohës, donte vetëm ai të dilte para klasës, të përgjigjej sidomos në dituri natyre dhe histori. Te shkrimi ia kalonte Arbërit tjetër. Ti Gimi, - i thotë mësuesja e paske dhe një shok si veten në klasë të tretë, se kishte kaluar një vit shkollor. Pse mësuese? Sepse i ke ngrënë shkronjat dhe pikat, ke bërë shumë gabime drejtshkrimore. E di mësuese nuk shkruaj si duhet, është e pamundur të mos bëj gabime. Merre dhe hidhi një sy fletores, gjej gabimet dhe mundou t`i korigjosh, sepse duke e korigjuar vetë, do të fiksohen gabimet, të nguliten në kokë dhe nuk i bën më. Dhe përpara se t`ia dorëzosh mësueses lexoje dhe korrigjoje vetë njëherë. Mirë mësuese, por prapë s`do ti gjej të gjitha, se e kam provuar, kur t`i korigjosh ti do të kem prapë gabime.

Ermira po mëson përmes lojës

Në klasën tjetër të katërt ishte një gocë e cila ngatërronte shkronjat; b-në  me d-në; p-në me q-në. Ermira, hajde te mësuesja dhe  më lexo fjalët që të kam nënvizuar. A i dallon si u ka ndryshuar kuptimi? Po mësuese, Ermira e kuptoi dhe buzëqeshi, i ngatërroi gjithmonë këto shkronja. Dhe mësuesja tjetër ma vë  në dukje gabimin. Përqendrou dhe mbaje mend gjithmonë, se këto katër shkronja janë si një gjysëm diell apo gjysëm hënë, si gjysma e topit, apo gjysma e rrethit, janë gjysëm hark. Mbaj mend shkronjat “b” dhe “p” , quaj diell, si dielli që lind e na gëzon, sepse ne e kemi ditën përpara, zgjohemi, mësojmë, punojmë dhe argëtohemi, dhe këto shkronja e kanë harkun ose barkun përpara trupit, elementit kryesor, që është vija e gjatë dhe  e drejtë. Ndërsa shkronjat “d” dhe “q”, quaj hënë, si nata, sepse nata është pas ditës dhe e kanë harkun mbi shpinë, pasi edhe ne natën flemë gjumë dhe shohim ëndrra të bukura. Kujtoj këto shkronja gjithmonë nëpërmjet kësaj loje. Edhe shkronjën “ll” (llambën) quaje diell sepse ndriçon, na jep dritë, ndërsa shkronjën “dh” (dhuratën) quaje natën si dhuratë e natyrës, sepse natën pushon dhe reflekton mbi punën tënde ditën. Ose jepi një “perfekt” duke përdorur gjuhën e shenjave me duar, me dorën e majtë do të kujtosh diellin, b-në dhe p-në, me dorën e djathtë do të kujtosh hënën, d-në dhe q-në. Ermira qeshi nuk do t`i harroj më mësuese. 


Zërin e bukur dhe melodioz, shkrimin skandal s’e kupton as vetë. Epo Arbri nuk qenka i vetëm thotë me vete mësuesja, sa shumë e ka lodhur mami i tij duke ia grisur fletët, mundësisht dhe mësuesja e klasës ia ka grisur fletoret dhe përsëritur detyrat disa herë me porosi të mamit. Nuk e harroj kurrë një vajzë në klasë të dytë, nga goja ishte brisk, zëri i saj të shponte veshët, për atë e folura e saj ishte e folur normale. Mua më dukej sikur po flet spikerja e televizorit, por gjithmonë i thoja të lutem ngrije dorën që të marrësh leje, kur të flasësh ti, se me atë zërin tënd të bukur e melodioz, mund të bëj një shkrim, dua ta shijoj çdo tingull që nxjerr nga goja jote e vogël. Ajo buzëqeshte, zërin e kam të bukur kështu më thonë të gjithë, por shkrimin e kam të keq mësuese. S`ka gjë, se shkrimi do të përmirësohet. 


Shkrimi i saj vërtetë ishte skandaloz, ndërkohë që fëmijët e tjerë me një shkrim normal mbushnin një gjysëm flete në fletore, ajo do të mbushte dy fletë. Rastisi t`u korrigjoja testet e gjuhës, pesëmbëdhjetë pyetje nga semestri i dytë, pasi mësuesja e klasës kishte krahun të sëmurë dhe ç`të shikoj, kam numëruar mbi dyzet gabime drejtshkrimore, por të gjitha përgjigjet ishin të sakta. Thashë emrin me zë të shihja për kuriozitet cila ishte. Vajza u ngrit në këmbë dhe kishte qenë ajo me zërin si shigjetë. Shumë mirë, ulu në vend. Çfarë do t`i vendosësh e pyes mësuesen, me gjithë këto gabime? Shkëlqyer, - tha mësuesja mos ia prit hovin, të gjitha përgjigjet i ka të sakta, sipas kërkesës që i është kërkuar, shkrimin e përmirëson gjatë viteve shkollore. 


Këta janë fëmijët dislekikë nëpër shkolla, të cilët nganjëherë i “torturojmë” pa dashje duke u kërkuar më shumë se duhet dhe duke mos i trajtuar me psikolog, duke mos ua bërë të qartë problemin që kanë. Që nuk e marrin veten pa kaluar klasa e gjashtë apo shtatë, mbase s`e marrin kurrë. Në shkollë mësuesit nuk i mjafton koha, nganjëherë nuk e kapin as si vështirësi në të nxënë, thjeshtë i thonë përsëriti prapë. Në shtëpi fëmijët nuk dëgjojnë që të ulen me prindin për ta përmirësuar, sepse u duket si e tepërt dhe si ngarkesë sepse kanë dhe detyrat e tjera, pastaj thonë: “do të bëj çfarë më thotë mësuesja.”  



(DritaTopjana, mësuese, Prill 2019)

6,521 Lexime
5 vjet më parë