PLAN PUNE

Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës

Ky është plani vjetor i shkollës “Sulejman Delvina” në kuadër të nismës shkolla si qendër komunitare. Plani u realizua nga mësuesja e letërsisë në këtë shkollë, Jonida Lalaj.

PLAN PUNE


Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë


Gjimnazi: “Sulejman Delvina”, Klubi i Letërsisë

Synimi: Të zhvillojë vetëdijen për vlerat e teksteve (që vijnë në forma të shumta) për të pasuruar perceptimet, për të rritur kuptimin e identitetit kulturor e kombëtar dhe për të krijuar përvoja të kënaqësisë estetike.


Objektivat:

  • Të lexojë në mënyrë të pavarur për të zbuluar domethënie të reja, për të interpretuar kontekste të ndryshme, për të vlerësuar shprehje artistike të veccanta, për të hulumtuar shkrime plot kënaqësi.
  • Të shkruajë me një përqendrim të qartë, organizim koherent, me detaje të mjaftueshme për qëllime dhe kontekste të ndryshme:

Shkrimi si proces: Të zbatojë hapat për realizimin e një shkrimi.

Shkrimi si produkt: Të realizojë një shkrim cilësor të gatshëm për një audiencë të gjerë.


  • Të diskutojë duke zotëruar aftësitë e duhura:

- duke hetuar informacione për të kontribuar në diskutime

- duke zotëruar aftësitë e përzgjedhjes së fjalive në një komunikim gojor

- duke realizuar prezantime gojore

- duke krijuar raporte të shkruara me imazhe grafike, efekte tingujsh për të shpalosur lloje këndvështrimesh.


Bashkëpunëtorët

1- Bukurie Meçe (prind, kryetare e këshillit të prindërve)

2- Alma Mullai (specialiste e drejtorisë së shëndetësisë)

3- Valbona Çaushaj (psikologia e shkollës)

4- Anila Ballaci (prind)


Lista emërore e nxënësve pjesëmarrës 

Klasa XI - të

• Alisja Beqiraj

• Melisa Iliazi

• Julisa Cama

• Joana Ballaci

• Ana Beqiraj

• Iris  Muça

• Edison Meçe

• Marina Gjika

• Xheni Xhaferaj

• Elisabeta Mano

• Zurha Braculla

• Elvis Ademi

• Hygerta Duro

• Joana Papajani


Klasa  XII-të

• Semi Berberi

• Ersiana Mehmeti

• Gerald Meleqi

• Joana Taka

• Kleana Vejzati

• Ledina Ajdini

• Marinela Laho

• Patrik Tabulla

• Tejsa Shehaj

• Gerti Çaushaj

• Deshira Pula

• Ira Zejnati

• Klara Taipi

• Megi Kondi

• Adelina Prenga

• Anxhela LLanaj


SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE është një lëvizje promovuese dhe zhvilluese për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneritet shkollë-familje-komunitet.


Ajo synon zhvillimin cilësor të shkollës dhe aftësimin e fëmijëve e të rinjve si qytetarë të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në komunitetin e tyre.


Shkolla qendër komunitare mbështetet në moton: “Të punuarit së bashku për një qëllim të përbashkët!”


Listimi i fushave të standardeve :

• Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës.

• Sigurimi i mirëqenies sociale, emocionale e shëndetësore të nxënësve.

• Angazhimi dhe zhvillimi i komunitetit.

• Vendimmarrja e përbashkët.

• Gjithë përfshirja dhe respektimi i diversitetit.


Lënda e letërsisë do të ofrojë informacione dhe do të zhvillojë aktivitete për nxënës, prindër dhe komunitetin e qytetit.


Ky plan do te synojë të ndalet në tri faza:


Faza e parë: Muaji tetor - nëntor

Gjatë kësaj faze do të zhvillohen konkurse dhe aktivitete për ditë të shënuara.

• Çlirimi i qytetit të Delvinës. (tetor)

• Muaji tetor, muaji i letërsisë dhe i arteve. (tetor )

• 71-vjetori i çlirimit të vendit. (nëntor)


Faza e dytë: muaji dhjetor - janar

Aktivitetet dhe veprimtaritë që do të zhvillohen:

• Aktivitet sensibilizues me rastin e 1 dhjetorit. (dhjetor)

• Tabloja e fundvitit, aktivitet letraro-artistik. (dhjetor)

• Recennsion libri. (janar)


Faza e tretë: muaji shkurt - maj

• Konsultime për nxënësit maturante. Të parapërgatiten për provimet e maturës shtetërore.

• Tema dhe veprimtari për arritjen e fushave të standardeve.




Muaji Tetor Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Dita e Çlirimit të  qytetit. Recitime M. Iliazi, S. Berberi, Z. Braculla 01.10 Fusha e dytë
Java e dytë Dita e Çlirimit të qytetit. Recitime M. Iliazi, S. Berberi, Z. Braculla 06-08.10 Fusha e dytë
Java e tretë Nervi i poezisë jeton ne zemrat e të gjithë njerëzve. Krijime me rastin e muajit tetor. M. Iliazi, S. Berberi, T. Shehaj, I. Zejnati 13-15.10 Fusha e parë dhe e dytë
Jave e katërt Nervi i poezisë jeton në zemrat e të gjithë njerëzve. Krijime me rastin e muajit tetor. M. Iliazi, S. Berberi, T. Shehaj, I. Zejnati 20-22.10 Fusha e parë dhe e dytë
Java e pestë Përzgjedhja e krijimit më të mirë në prozë dhe poezi. M. Iliazi, S. Berberi, T. Shehaj, I. Zejnati 27-29.10 Fusha e parë dhe e dytë

 


Muaji Nëntor

Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Përgatitje për aktivitetin me rastin e festave të nëntorit M. Iliazi, S. Berberi, Z. Braculla, mësuesja 03-05.11 Fusha e parë dhe e dytë
Java e dytë Përgatitje për aktivitetin me rastin e festave të nëntorit M. Iliazi, S. Berberi, Z. Braculla, mësuesja 10-12.11 Fusha e parë dhe e dytë
Java e tretë Përgatitje për aktivitetin me rastin e festive te nëntorit M. Iliazi, S. Berberi, T. Shehaj, I. Zejnati, mësuesja 17-19.11 Fusha e parë dhe e dytë
Jave e katërt Zhvillimi i aktivitetit letraro-artistik M. Iliazi, S. Berberi, T. Shehaj, I. Zejnati, mësuesja 24-26.11 Fusha e parë dhe e dytë



Muaji Dhjetor Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Temë: “Sida dhe rreziqet e saj” Specialistja, nxënësit, mësues, prindër 01-03.12 Fusha e parë dhe e tretë
Java e dytë Përgatitje për programin artistiko-letrar tw fundvitit. I.Zejnati, A. Llanaj, G. Çaushaj 08-10.12 Fusha  e dytë
Java e tretë Përgatitje për programin artistiko-letrar tw fundvitit I.Zejnati, A. Llanaj, G. Çaushaj 15-17.12 Fusha e dytë
Jave e katërt Tabloja e fundvitit Nxënës, mësues, të ftuar. 22-24.12 Fusha e dytë


Muaji Janar Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Leximi i librit “Gruaja me të zeza” Nxënësit e klubit 05-07.01 Fusha e parë
Java e dytë Leximi i librit “Gruaja m të zeza” Nxënësit e klubit 12-14.01 Fusha  e parë
Java e tretë Leximi i librit “Gruaja me të zeza” Nxënësit e klubit 19-21.01 Fusha e tretë
Jave e katërt Recension i librit “Gruaja me të zeza”, autorja Vojsava Nelo Nxënës, mësues, prindër, të ftuar, autorja e librit 26-28.01 Fusha e dytë dhe e tretë

Muaji Shkurt Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Temë: “Si të zgjedhim shkollën e lartë” Nxënësit, mësuesja, prindër 02-04.02 Fusha e katërt
Java e dytë Konsultime për provimet e maturës shtetërore. Gjinitë letrare. Llojet. Nxënësit, mësuesja 09-11.02 Fusha  e parë
Java e tretë Llojet e teksteve joletrare, karakteristikat dhe struktura e tyre. Nxënësit, mësuesja 16-18.02 Fusha e parë
Jave e katërt Teksti argumentues, analizë strukturore dhe gjuhësore. Nxënësit, mësuesja 23-25.02 Fusha e parë



Muaji Mars Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Shkrimi i një eseje. Hapat që duhet të ndiqen (arg., përshkruese, krahasuese) Nxënësit, mësuesja 01-03.03 Fusha e parë
Java e dytë Shkrimi i një eseje. Hapat që duhet të ndiqen (arg., përshkruese, krahasuese) Nxënësit, mësuesja 08-10.03 Fusha e parë
Java e tretë Antikiteti. Analizë: “Iliada”, Homeri Nxënësit, mësuesja 15-17.03 Fusha e parë
Jave e katërt Analizë: “Eposi i Kreshnikëve” Nxënësit, mësuesja 22-24.03 Fusha e parë
Java e pestë Romantizmi. Përfaqësuesit e letërsisë botërore dhe shqiptare (të përbashkëtat dhe dallimet) Nxënësit, mësuesja 29-31.03 Fusha e parë



Muaji Prill Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Rilindja evropiane. Shekspiri, Servantesi (Teste) Nxënësit, mësuesja 05-07.04 Fusha e parë
Java e dytë Rilindja shqiptare. N. Frashri Nxënësit, mësuesja 12-14.04 Fusha e parë
Java e tretë Periudha e viteve ’30. L. Poradeci, Migjeni, Koliqi (Teste) Nxënësit, mësuesja 19-21.04 Fusha e parë
Jave e katërt Realizmi evropian. Balzaku. Teste. Nxënësit, mësuesja 26-28.04 Fusha e parë



Muaji Maj Veprimtaritë që do të zhvillohen           Zbatuesi     Afati    Fusha
Java e parë Temë: “T’u sigurojmë të gjithë nxënësve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim origjine dhe identiteti kulturor” Psikologia, nxënësit, mësues, prindër 03.05 Fusha e katërt
Java e dytë Letërsia bashkëkohore botërore, rryma të ndryshme dhe përfaqësues. Teste (Kamy, Markes) Nxënësit, mësuesja 08-10.05 Fusha  e parë
Java e tretë Teste të rena gjatë viteve në provimet e maturës shtetërore Nxënësit, mësuesja 15-17.05 Fusha e parë
Jave e katërt Teste të rena gjatë viteve në provimet e maturës shtetërore Nxënësit, mësuesja 22-24.05 Fusha e parë


Literatura:

• Libri i letërsisë X , XI , XII 

• Çelësi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

• Libri: “Një hap drejt maturës”, Libër me teste

• Udhëzime të ardhura për MSH

• Programi i gjuhës shqipe dhe letërsisë për vitin shkollor 2015-2016

• Teste të rëna gjatë viteve për PMSH


(Nga: Jonida  Lalaj, Portali Shkollor)

41,442 Lexime
6 vjet më parë