ARSIMI 9-VJEÇAR

Shpallen datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2019-2020

Provimet kombëtare te arsimit bazë do te zhvillohen në muajin qershor: gjuha e huaj në datën 16, gjuha shqipe më 19 dhe matematika 23 qershor. Për nxënësit e pakicave kombëtare, provimi për gjuhën amtare do të zhvillohet më datën 12 qershor.


Nxënësit të cilët do të mbyllin ciklin e shkollës 9-vjeçare do të mund të testohen për lëndët bazë në muajin qershor. MASR ka bërë publike datat për secilën lëndë. 


Provimi për gjuhën e huaj do të zhvillohet më datën 16 qershor, ai i gjuhës shqipe19 qershor dhe i matematikës 23 qershor. 


Për nxënësit e pakicave kombëtare provimi për gjuhën amtare do të zhvillohet më 12 qershor 2020.


Këto provime do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.


Lista e gjuhëve të huaja qe do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht. italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën cila në planin mësimor të arsimit te mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.


Nxënësit e klasave të 9-ta te shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi", drejtoria e këtij instituti tërheq testin në QSHA një ditë para zhvillimit te provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.


Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën t’i japë ato ne sesionin e dytë sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë.



UDHËZIMI PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI SHKOLLOR 2019-2020, SESIONI I PARË 

RREGULLORJA PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(Kaltra Tafani, Portali Shkollor) 

2,843 Lexime
4 vjet më parë