Panairi i Librit

Takohemi në stendën e Albas

Në Panairin e Librit, Albas u ka krijuar mundësinë të gjithë lexuesve të takohen me autorët e teksteve, përkthyesit, ndërsa të gjithë mësuesit dhe nxënësit mund të takohen me autorët e teksteve por edhe specialistët e Portalit Shkollor Albas

Në Panairin e Librit, Albas u ka krijuar mundësinë të gjithë lexuesve të takohen me autorët e teksteve, përkthyesit, ndërsa të gjithë mësuesit dhe nxënësit mund të takohen me autorët e teksteve por edhe specialistët e Portalit Shkollor Albas për të biseduar rreth librit digjital.  


Të enjten në orën 10:00-12:00 takohemi në stendën e Albas për të diskutuarpër librin digjital. Të gjithë mësuesit e shkollave digjitale mund të takohen me specialistin e IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, për të gjitha pyetjet që ata kanë.


Në orën 17:00-18:00 në stendën e Albas mund të takoni Ben Andonin dhe Milena Selimin.

Ditën e enjte, 10 nëntor, në orën 17:00 në stendën e Albas do të gjeni përkthyesin e dy librave “Vepra e plotë e Vasko Popës” dhe “Peizazhe të pikturuara me çaj, Ben Andoni.

Ditën e premte, 11 nëntor 2016, ora 11:00 në sallën 307, në Fakultetin i Gjuhëve të Huaja, prezantohet romani “Vita” i Melania Mazzucco i përkthyer në shqip nga Mimoza Hysa.


Ditën e premte në orën 12:00 në stendën e Albas ndodhet Tonin Çobani. Do të lexohen pjesë nga librat: “Legjenda dhe vende”, “Legjenda dhe balada”, “Lekë Dukagjini, Kështjella e ligjeve”. Kjo kohë ju dedikohet fëmijëve të cilët ne i presim në Panairin e Librit.


Nëse dëshironi të dëgjoni një histori magjepse, ejani në paraqitjen e romanit “Vita”, ditën e premte, ora 18:00 në Panairin e Librit ,pranë stendës së Insitutit Italian të Kulturës e më pas në orën 19:00 pranë stendës së Shtëpisë Botuese ALBAS, me praninë e shkrimtares Melania Mazzucco dhe përkthyeses Mimoza Hysa.


Ditën e shtunë në orën 10:30-11:30 ndodhet profesor Xhevat Lloshi. Autori ilibrit studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” mirëpret të gjithë mësuesit e gjuhës dhe mediat për të diskutuar për gjuhën shqipe.


Në stendën e Albas ditën e shtunë, 12 nëntor, ora 12:00, psikologia Denata Toçe mirëpret psikologët e shkollave dhe mësuesit e edukatës për të biseduar për fëmijët dhe situata të ndryshme që mund të hasen në klasë dhe se si mund të zgjidhen. Mësues dhe nxënës të parashkollorit, të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve nëse keni një çështje për të diskutuar me psikologen, Denata Toçe ju pret në stendën e Albas.


Ditën e shtunë, me datën 12 nëntor, në orën 18:00 në stendën e Albas do të gjeni përkthyesen e romanit “Danub” Alma Hafizin.


(Portali Shkollor)

2,422 Lexime
7 vjet më parë