Botim i ri i ALBAS

“Terma dhe koncepte nga inteligjenca artificiale”, autor Erion Çano dhe Edmond Tupja

Inteligjenca artificiale është një nga drejtimet, ku shkenca po përparon me ritme shumë të shpejta në ditët e sotme. Në këtë libër jepen të shqipëruar 400 zëra nga inteligjenca artificiale, ndër të cilët 107 fjalë, 102 shkurtesa dhe 191 shprehje, shoqëruar me shpjegime dhe shembuj të përdorimit.

Inteligjenca artificiale është një nga drejtimet, ku shkenca po përparon me ritme shumë të shpejta në ditët e sotme. Zhvillimi i kësaj disipline po sjell sisteme bashkëbisedimi, si ChatGPT, që komunikojnë me ne sikur të ishin njerëz dhe që japin përgjigje apo zgjidhje po aq të sakta e të vlefshme, sa edhe ekspertët e radiologjisë, financës, sigurisë kibernetike etj. 


Për fat të keq, një mori fjalësh e shprehjesh nga inteligjenca artificiale po hyjnë nga gjuha angleze pa përshtatjen e duhur dhe po shfaqen si në gjuhën e folur, ashtu edhe në botime.


Në këtë libër jepen të shqipëruar 400 zëra nga inteligjenca artificiale, ndër të cilët 107 fjalë, 102 shkurtesa dhe 191 shprehje, shoqëruar me shpjegime dhe shembuj të përdorimit. Veç vlerave gjuhësore që lidhen me shqipërimet e fjalëve, shkurtesave dhe shprehjeve, jemi përpjekur të ofrojmë edhe njohuri të fushës, që lidhen me historikun e zhvillimeve të saj dhe me kategoritë e teknikave të mësimit automatik të bazuar te të dhënat. 


Te kreu i fundit lexuesit do të gjejnë gjithashtu disa fragmente kodi, që i zbatojnë disa prej teknikave të inteligjencës artificiale në gjuhën Python.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

497 Lexime
5 muaj më parë