
TIRANË, do te zhvillohet trajnim "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, në datat 23 dhe 24 nëntor
Më datë 23 dhe 24 nëntor, zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit.
Në datë 23 dhe 24 nëntor zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA, trajnim me kredite në Vlorë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
QTPA, trajnim me kredite online për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Më 27 prill trajnimet zhvillohen në Tiranë