Njoftim!

Trajnim në tiranë mbi modulin "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës"

Të shtunën, datë 1 qershor 2019, në Qendrën e trajnimeve Albas, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, km 4, 300 metra poshtë QTU-së, zhvillohet trajnimi mbi modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”.

Qendra e trajnimeve Albas gjendet gjithmonë pranë mësuesve, duke ofruar shërbimin më të mirë. Nëpërmjet moduleve “Mesimdhënia në kurrikulat e reja”, “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Menaxhimi i klasës” keni mundësi të trajnoheni dhe të merrni përgjigje për të gjitha paqartësitë që lidhen me procesin mësimor. Për më tepër përfitoni një kredit për secilin modul, i akredituar nga Ministria e arsimit.

 

Ju bëjmë me dije se një kredit në vit është i detyrueshëm për çdo mësues. Pra, secili mësues duhet të marrë minimalisht një kredit në vit. Qendra e trajnimeve Albas është gjithmonë e gatshme të ofrojë shërbimin e saj edhe nëpër rrethe, sepse motoja mbi të cilën ndërtojmë punën tonë është: “T’i gjendemi sa më pranë mësuesve”.


Të shtunën, datë 1 qershor 2019, në Qendrën e trajnimeve Albas, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, km 4, 300 metra poshtë QTU-së, zhvillohet trajnimi mbi modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul është i vlerësuar me një kredit.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

 

Për çdo paqartësi dhe pyetje mund të kontaktoni në:

Numrin e telefonit 0697070480

Adresën e emailit [email protected]

Në faqen zyrtare Portali Shkollor


Ju mirëpresim!


(Portali Shkollor)

2,449 Lexime
4 vjet më parë