Qëndra e Trajnimeve Albas

Trajnime me kredite në Durrës, regjistrohuni tani

Me 23 mars në orën 14:00 trajnimet për modulet “Menaxhimi i klasës” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” zhvillohen në shkollën jopublike "Migjeni" në Durrës. Secili modul ka 1 kredit, kushton 2 mijë lekë.

Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke prezantuar tre modulet e akredituara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA): “Menaxhimi i klasës”, “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithpërfshirës” dhe “Mësimdhënia me kurrikulat e reja”.


Qëndra e Trajnimeve kujdeset të plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimit në mjedise të përshtatshme dhe  të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajnim. 


Trajneret Denata Toçe dhe Natasha Poroçani gjatë tre ditëve shpalosin modulet me profesionalizëm duke bërë që mësuesit të përvetësojnë dhe praktikojnë teknika të larmishme mësimdhënieje në klasë.


Pas përfundimit me sukses të trajnimeve në Tiranë dhe Elbasan Qëndra e Trajnimeve do të zhvendoset në shkollën jopublike "Migjeni" në Durrës për të zhvilluar një takim profesional me mësuesit. Për të marrë pjesë takim me 23 mars në orën 14:00 ju duhet të zgjidhni një nga modulet “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul ka 1 kredit, kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.


Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected] 


1. Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtëme:

- Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

- Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

- Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave. 


2. Moduli “ Menaxhimi i klasës” trajton:

- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj 

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandarta: menaxhim dhe mësimdhënie

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës 

- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen patforma personanale të menaxhimit të klasës.


Pas testimit përfundimtar mësuesit pajisen me certifikata të cilat përmbajnë 1 kredit i nevojshëm për të plotësuar zhvillimin profesional  të mësuesit brenda një viti shkollor sipas udhëzimit të MASR, Nr. 1 datë  20.01.2017. 


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.


(Portali Shkollor)

1,552 Lexime
2 vjet më parë