Prishtinë

Viona Reçica, nxënësja e apasionuar pas letërsisë

Viona është një shembull për të gjithë bashkëmoshatarët. Flasin mesazhet e shkrimeve që lënë gjurmë në faqet e para të librit të jetës së saj

Viona Reçica, nxënëse e klasës së gjashtë, është e pranishme në Klubin e Mundësive, ku nxënësit punojnë në atë që kanë pasion. Qëllimi i punës në klub është që të gjithë nxënësit ta ndjejnë se janë të aftë të krijojnë prezantime individuale. Puna në klube zhvillon dhe kultivon aftësinë individuale si mjet krijimi në punën e nxënësve dhe tregon talentin e tyre. Ajo me punën e saj të mrekullueshme gjatë orëve, në këtë Klub, me motiv ka përgatitur disa ese, poema e poezi në gjuhën shqipe.

Viona është një shembull për të gjithë bashkëmoshatarët. Flasin mesazhet e shkrimeve që lënë gjurmë në faqet e para të librit të jetës së saj. Në shkrimet e saj më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet me lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.

Fjalët e Vionës janë për lexuesit motivim të studiojnë dhe t'i mësojnë (të tjerët) pa u mërzitur. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë, sjellja e keqe sipas ëndjes është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçali tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas. Viona na mundëson të debatojmë për tema të ndryshme në interes për njeriun, që ta ndërtojë veten “NJERI ME EMRIN NJERI''. 

       Të lutem

Të gjithë kemi dobësi,

E disa gjëra i përballojmë me frikë.

Të gjithë kemi ditë me shi,

Por e duam lirinë nga ai.

Po ajo çka kërkojmë,

Është që urrejtjen ta lëshojmë.

Le të lemi mërzitjen të shkojë,

E mendja jonë inatin ta harrojë.

Ne duam dashuri,

Por, s'kemi si e gjejmë atë kur nuk e dimë çka është diçka me emrin ''

lumturi''.

E kjo poezi,

Është mënyra e vetme e çlirimit tim.

         Fjalët

Ato që i gjejmë në shfletimin e faqeve,

Ato që për shpirtin tonë janë ilaçe.

Çka mund edhe të mbesë me haqe,

Po edhe të përfundojnë me paqe.

Fjalët që ne themi,

Përcaktojnë kuptimin që kemi.

Ato çka i nxjerrim,

Tregojnë se çfarë njeriu jemi.

Pra, fjalët që përdor,

Nuk janë veq një lojë.

       Këtu

Nëse do të më shohësh tek vuaj,

Nuk do të mundesh pa u afruar.

Shiko, unë jam një njeri.

Që fsheh emocionet në mënyrën më perfekte që njeh ti.

Buzëqeshjet e rreme,

Lotët e fshehur.

Fjalët e mia janë gënjeshtra,

E askush s'e dallon edhe pse janë të vjetra.

Pra, kurrë s'do më shohësh ashtu siç unë jam sepse gjithmonë ik,

Sepse kurrë nuk zgjedh që ti të rrish.

     Hija ime

Fjalët që më ndjekin,

Veprat që më trembin.

Të vërtetat e gënjeshtrat,

Që tashmë më duken të njëjta.

Këtu ku është kaq errët,

Ku bjen nata kaq herët.

Hija ime është një mike,

Që ikën sa herë që dritat fiken.

Kur bëhet e vështirë,

Ajo gjen një mënyrë për largim.

A nuk është tragjike,

Mikja ime më lë kur jam e mbuluar në lëndime.

  Prapa maskës

Pas një bote perfekte,

Fshihet një vend neglizhence.

Sepse çdo buzëqeshje,

Është një mal me gënjeshtra.

E çdo zemërim,

Ka lot mbushur me trishtim.

Kjo vërtetë më pengon,

Sepse ne kritikojme të tjerët pa marrëparasysh pikëpamjen e tyre të plotë.

   Gjithmonë

Si çdo ditë,

Edhe sot kishte dritë,

Mirëpo ajo shoqëronte edhe frikë.

Pak më konfuzonte,

Se si diçka mund të të gëzonte,

Por edhe krejtësisht të të shkatërronte.

Pastaj,

Kohë pas kohe,

Numëroja orët deri kur dita shkonte.

Gëzimi im nuk vyshkej,

Sepse brenda meje errësira nuk ishte e urryer,

Ngase ishte misterioze dhe kurrë nuk kryhej.

Arsyeja pse kjo më konfuzonte,

Ishte se këto kohë gjithmonë mendja ime i harronte,

Por në atë moment kishin qenë gjëja më e rëndësishme para se zemrën të ma

lëndonin,

E pikërisht kjo ndodhë me njerëzit që kishin qenë DIKUSH në jetën tënde.

    Këtu

Nëse do të më shohësh tek vuaj,

Nuk do të mundesh pa u afruar.

Shiko, unë jam një njeri.

Që fsheh emocionet në mënyrën më perfekte që njeh ti.

Buzëqeshjet e rreme,

Lotët e fshehur.

Fjalët e mia janë gënjeshtra,

E askush s'e dallon edhe pse janë të vjetra.

Pra, kurrë s'do më shohësh ashtu siç unë jam sepse gjithmonë ik,

Sepse kurrë nuk zgjedh që ti të rrish.

    Hija ime

Fjalët që më ndjekin,

Veprat që më trembin.

Të vërtetat e gënjeshtrat,

Që tashmë më duken të njëjta.

Këtu ku është kaq errët,

Ku bjen nata kaq herët.

Hija ime është një mike,

Që ikën sa herë që dritat fiken.

Kur bëhet e vështirë,

Ajo gjen një mënyrë për largim.

A nuk është tragjike,

Mikja ime më lë kur jam e mbuluar në lëndime.

            Pluhur e hije

Thonë se ne jemi pluhur e hije. Dhe është e vërtetë. Shoqëria na ka shkatërruar. Na ka bërë pluhur e hi. Por, ne e mbulojmë atë fakt. Në kohë të errëta fshihemi. Tamam si hije. E të gjithë kemi mendime të ndryshme, të gjithë kemi mënyra të ndryshme, të gjithë kemi zakone të ndryshme. Mendoj se pikërisht ato zakone, janë shprehje e ndjenjave tona, janë largim nga realiteti. Nuk ka zakone të mira apo të këqija, ka vetëm preferenca të ndryshme. E shikoni, në jetë na jipen shanse, ose ne mund t'i kërkojmë ato. Dhënia ose kërkimi është i vetmi shans që me të vërtetë JIPET. Mënyra se si e shfrytëzojmë shansin bën njërën më tëmirë se tjetrë, por vetëm për individualin. Ne kemi zgjedhur një shoqëri si kjo që kemi. Ku pritet që të jesh një mënyrë të caktuar, të dukesh, të flasësh, të mendosh, të sillesh në një mënyrë të caktuar. E tani duhet të jetojmë në këtë shoqëri. Sinqerisht, mua nuk më pëlqen… Por, si mund ta fajësojmë shoqërinë kur ne jemi shoqëria? Ne mund ta ndryshojmë, besoj… Edhe pse vetë zgjedhjet tona na kanë sjellur këtu. Ne jemi pluhur e hije. Jemi të copëtuar, por gjejmë një mënyrë se si të ngrihemi në këmbë. Në një farë mënyre.

(F. Mala “Mileniumi i Tretë”, Prishtinë)

2,121 Lexime
7 vjet më parë