Festat e nëntorit

"28 Nëntori"

"Më 28 Nëntor kombit tonë i lindi një yll qëndrese, i cili tërë jetën e tij do t’ia përkushtoj atdheut të tij deri në vdekje. Pra populli ynë feston dy ditëlindje, lindja e shtetit të Shqipërisë dhe lindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit"

Sa vite e shekuj kaluan, sa plagë e vuajtje në shpirtin njerëzor, po sikur peshku pa ujë jetuam por u mbajtëm. Të gjitha eshtrat na u vyshkën, gjithë lëkura na u rrjep, por fryma e një shqiptari ndalet vetëm me nder. Armiku u afrua në prag të derës, por në atë prag kishte gjak që po rrjedhte sikur një lumë, kishte vuajtje me lot të shumtë. Ata lot kishin ngjyrë gjaku. Kishte edhe luftëra të dhimbshme, agresive, derdhej shumë gjak. Në ato luftëra kishte edhe njerëz të mëdhenj që jetën e tyre e dhanë për liri për brezat e ardhshëm që të kenë jetë   pa brenga e pengesa të shumta nga të tjerët. Amaneti i tyre ka qenë: Kurrë mos t’i harrojmë traditat shqiptare as nga armiku as nga frika e varrit. Fytyra e trimave ishte përballë armikut, por pa frikë e pa iu trembur syri. Mëngjeset ishin me vetëtima e vranësira. Ishte e vetmja datë kur po ngrohte dielli, fryma njerëzore dukej se u kthye, ajo datë ishte 28 Nëntori.


Më 28 Nëntor Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, kurse Marigona me duart e saj të arta qëndisi flamurin kuq e zi. Në një ballkon doli Ismail Qemali ku  me të iu bashkangjitën Isa Boletini e shumë trima të tjerë. Flamuri kuq e zi po valonte në qiell, buzëqeshjet e popullit u rikthyen, lotët u ndalën, po fillon një jetë tjetër. Por realisht armiku nuk po ndalej, në pamje njerëzit ishin të gëzuar por në brendësinë kishte pikëllim. 


28 Nëntori është një datë e artë për kombin shqiptar. Po në këtë datë, kombit tonë i lindi një yll qëndrese, i cili tërë jetën e tij do t’ia përkushtoj atdheut të tij deri në vdekje. Pra populli ynë feston dy ditëlindje, lindja e shtetit të Shqipërisë dhe lindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit. Po në këtë datë jo rastësisht për herë të parë shfaqet publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës si një ushtri më një moral të lartë dhe falë tyre dhe sakrificave të larta të popullit sot jetojmë të lirë. Shpresojmë që kjo datë të jetë e paharruar dhe të kurorëzohet me bashkim kombëtar.

Në foto nxënësja: Erina  Sahiti kl-V

Shfmu “Ismail Qemali” Prelez i Jerlive- Ferizaj


(Portali Shkollor)

5,418 Lexime
6 vjet më parë