VIRUSET

Ese "Parandalimi i sëmundjeve infektive"

Arbi Jesku, nxënës i klasës së dhjetë në shkollën “Rexhep Xhemollari”, Blacë, ka realizuar një ese në lëndën e Biologjisë, me temë “Parandalimi i sëmundjeve infektive”.

Sëmundjet infektive janë gjendje kur organizmi ynë nuk përballet dot me ndryshimin që pësojnë mekanizmat normalë homeostatikë. Sëmundjet infektive shkaktohen nga mikroorganizmat (viruse, baktere, protistë, kërpudhat dhe krimbat). Janë të shumtë mikroorganizmat të cilët jetojnë në trupin e njeriut. Këto janë zakonisht të padëmshëm ose edhe të dobishëm për shëndetin, mirëpo në rrethana të caktuara disa mikroorganizma mund të shkaktojnë sëmundje.                                                                                                                  

Si do të arrijmë ne t’i parandalojmë këto epidemi, apo edhe pandeminë (COVID-19) në të cilën vendi ynë dhe bota po përballet? Do jetë trupi ynë i cili do fitojë imunit apo do krijohet vaksina për ta luftuar këtë virus? Parandalim i këtij virusi apo gjithë viruseve të tjera kryhet së pari në nivel personal (higjena personale, distancimi social, ajrosia e banesave,) si dhe në nivel kombëtar/ndërkombëtar ku do kryhen programe vaksinimi. 


Nga situata që ne po kalojmë nuk ka ende një vaksinë efikase për të luftuar këtë virus, por trupi ynë e lufton vetë këtë virus, në të shumtën e rasteve pa përdorur medikamente. Moshat e reja kanë më shumë imunitet sesa moshat e tjera, të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj gjithë virozave, jo vetëm ndaj koronavirusit. Larja e duarve është një nga hallkat më të domosdoshme për të parandaluar infeksonin, në mënyrë që mos sëmuremi me COVID-19, shenjat e të cilit mund të shfaqen në kohë të shkurtër apo të gjatë. 


Masa kryesore parandaluese është larja e duarve para ngrënies dhe pas kthimit nga tualeti. Edhe moshat e reja, që i mbajnë thonjtë e gjatë duhet të bëjnë kujdes, sepse pa dashur mund të bëhen burim infeksioni. Blerja e ushqimeve në vende me pluhur, në rrugë apo në vende që kanë qëndruar në diell është burim infeksioni. Një luhatje e temperaturës së trupit apo një diarre, mund të duket shumë e thjeshtë dhe të shpërfillet nga individi, por jo gjithmonë kjo gjendje është kalimtare, pra këto shenja nuk duhet neglizhuar, pasi mund të rrezikohen të infektohen edhe persona të tjerë, por duhet të telefonojmë njësitë e shërbimit shëndetësor dhe të qëndrojmë të izoluar, deri në çastin e daljes së analizave të kryhera.


Masat e nevojshme të higjenës:

– Mbajmë një maskë mjekësore kur të dalim për blerje apo nevoja të  tjera;

– Mbulojmë hundën dhe gojën gjatë kollitjes ose teshtitjes me kartpecetë ose brryl më pas kryeni higjenën e duarve

-Sigurohemi që pastrimi dhe dezinfektimi i mjedisit kryhen vazhdimisht dhe në mënyrë rigoroze;

-Pastrimi i sipërfaqeve mjedisore me ujë dhe pastrues dhe aplikimi i dezinfektuesve që përdoret zakonisht (siç është hipoklorit i natriumit NaClO, apo edhe të tjerë me përmbajtie alkooli) është  një mbrojtie efektive.



Arbi Jesku, nxënës

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,140 Lexime
3 vjet më parë