Pikturat dhe punimet artistike të 10-vjeçares nga Memaliaj që konkurron mes talentesh të veçantë
Këto janë pikturat që ka realizuar nxënësja e klasës së pestë, Brikena Koka, në shkollën “Nimete Progonati”. Vogëlushja ka marrë pjesë në një konkurs talentesh për nxënësit me aftësi ndryshe, i zhvilluar nga bashkia e qytetit.
Brikena Koka është nxënëse në klasën e pestë, në shkollën Nimete Progonati” të Memaliajt. 10-vjeçarja ka talent të vizatojë dhe të bëjë punime të ndryshme artistike. Tablotë, letrat e bardha, lapsat me ngjyra dhe bojërat janë pjesë shumë e rëndësishme e ditëve të vogëlushes, pasi me to ajo ndihet mirë dhe argëtohet.
Mësuesja, Edlira Tringa Cibuku, është shprehur se nxënësja e saj ka marrë pjesë në një konkurs talentesh për nxënësit me aftësi ndryshe, i zhvilluar nga Bashkia Memaliaj dhe se prej këtij konkursi ajo është përzgjedhur për punimet më të mira. Çmimet pritet të shpallen më datë 3 dhjetor, Ditën Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe.
(Portali Shkollor)
I dashur ditar, po të rrëfej ngjarjen më të rëndësishme të kohëve të fundit…
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj
Letër falenderimi për mësuesen time