KRIJIM

Poezi nga nxënësja Doratea Preni “Covid-19, larg nga ne”

Vogëlushja e talentuar, Doratea Preni, nxënëse e klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Milot, ka krijuar një poezi, përmes së cilës shpreh emocionet dhe ndjesitë që e përshkojnë në këtë fillim viti shkollor.

Vogëlushja e talentuar, Doratea Preni, nxënëse e klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Milot, ka krijuar një poezi, përmes së cilës shpreh emocionet dhe ndjesitë që e përshkojnë në këtë fillim viti shkollor. Doratea uron që kjo situatë të përfundojë sa më parë, në mënyrë që ajo dhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj t’i kthehen normalitetit dhe të qeshurave teksa luajnë shpenguar.  



“Covid-19, larg nga ne”


Virusi nëpër këmbë po na sillet 

të marrim frymë të qetë spo na lë 

Edhe sa do të vazhdojë nuk i dihet? 

me shoqërinë të takohemi s’bën…



Mërzitur jemi shumë… 

që në mars po rrimë brenda trishtuar 

fytyrën e mësueses pa e parë 

dhe zërin e saj pa dëgjuar.



Do kemi maskat në fytyrë 

çantën në shpinë e duart e lara 

na mungon loja dhe të qeshurat 

s’jemi më si dikur, përpara.

 


Na mungon shpirti i mësueses 

dhe shoqet që vraponim 

që kapeshim dorë për dore 

dhe njëri tjetrin përqafonim.



E gjithë bota po e kalon 

jo vetëm unë që jam fëmijë 

dhimbjen në forcë do ta kthejmë 

e të bëhemi heronj me trimëri. 



Covid-19 larg nga ne! 

Na lejo të dalim përjashta… 

të marrim frymë lirisht 

e nga goja të largojmë këto maska.



Jemi fëmijë të vegjël plot ëndrra të bukura 

dhe duam të jetojmë pa këto luftra 

mendjen të kemi 45’ te mësimi 

dhe jo tek kjo luftë përbindëshi!!




Doratea Preni 

Klasa V-B 

Shkolla 9-vjeçare Milot, Kurbin

3,191 Lexime
3 vjet më parë