Aktualitet

13 shkollat ku procesi mësimor mbetet i ndërprerë për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës

Në 13 shkolla të njësisë administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), procesi mësimor nuk mund të fillojë ditën e hënë për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës.

MAS ka njoftuar se pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.


"Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë", tha Kushi. 


Këtë janë shkollat ku mësimi do të mbesë i pezulluar: 


1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë, 

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh, 

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult, 

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult, 

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult, 

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult, 

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

722 Lexime
1 vit më parë