Shkolla fituese

3 shkollat e Lezhës shpallen fituese në konkursin “Service Learning’’

Në Prizren të Kosovës është zhvilluar Konferenca Rajonale “Service Learning’’ për Europën Qendrore dhe Lindore, ku konkurruan me projekte të tyre 77 shkolla nga 6 shtete.

3 shkollat e Lezhës shpallen fituese në konkursin  “Service Learning’’  në konkursin rajonal nga 77 shkolla  të Europës Qendrore dhe Lindore.


Në Prizren të Kosovës është zhvilluar Konferenca Rajonale “Service Learning’’  për Europën Qendrore dhe Lindore, ku konkurruan me projekte të tyre 77 shkolla nga 6 shtete.


Metodologjia “Service Learning’’ ose "Të nxënit përmes shërbimit” është një metodë mësimdhënieje, që kombinon kurrikulën teorike duke angazhuar fëmijët që të përfshihen në projekte si edhe nxit të mësuarin në  aspektin praktik. 


Është një metodë që e bën të mësuarin praktik dhe argëtues dhe nxit përfshirjen e fëmijëve. 


Kjo metodologji është zbatuar falë një partneriteti Ndërkombëtar nga CLAYSS, Argjentinë, MIOS, Bosnjë Hercegovinë, Organizata TOKA, Kosovë, Fondacioni Mary Ward Loreto si partner përfaqësues për Shqipërinë, Forum MNE, Mal i Zi dhe Transylvania College, Rumani.


Prej 3 vitesh Fondacioni Mary Ward Loreto ka bashkëpunuar me DRAP-in për Rajonin e Veriut dhe ZVAP Lezhë në zbatimin e kësaj metodologjie në shkolla, ku ka ofruar mbështetjen teknike dhe financiare për zbatimin e këtyre projekteve.  


Sipas Koordinatores së këtij fondacioni, Afërdita Gjoni, mësohet se në konferencën rajonale të zhvilluar ndërmjet 6 shteteve si Bosnja Hercegovina, Rumania, Sllovakia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia, nga 77 projekte  konkurruese ku 3 shkolla të Lezhës dhe një e Fierzës së Tropojës u shpallën fituese.


Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” Lezhë u shpall fituese e çmimit të parë, me projektin “Angazhimi i shkollës për qytetari aktive”. Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë me projektin “Gatuaj recetën e gjyshes”. Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja’’ me projektin “Digjitalizimi një domosdoshmëri”. 


Gjithashtu edhe Shkolla “Matosh Uka’’ me projektin “Mbledhim fjalë ruajmë tradita” u vlerësua me çmime nderi dhe ishte nga projektet më cilësore pas 3 çmimeve fituese. 


Gjoni theksoi: "Bashkë me stafin e këtyre shkollave dhe me angazhimin e fëmijëve ndihemi krenarë dhe me plot energji për të vijuar zbatimin e kësaj metodologjie që sjell me afër trinomin nxënës, shkollë dhe komunitet pa lënë mënjanë strukturat qeverisëse për të rritur llogaridhënien për shërbime më cilësore arsimimi për brezat e ardhshëm."


Drejtoresha e ZVAP-it Lezhë Antoneta Suta deklaroi: "Ndihemi krenarë që në Konferencën Rajonale të 'Service Learning' për Europën Qendrore dhe Lindore shkollat 9-vjeçare 'Nënë Tereza', 9-vjeçare 'Besëlidhja' dhe shkolla e mesme profesionale 'Kolin Gjoka' u renditën në top 5, si pjesë e një konkurimi të zhvilluar mes 77 shkollave të rajonit." 


SUPER KRENARË që shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza’’ zuri vendin I mes 77 projektesh konkuruese të 77 institucioneve arsimore të Europës Qendrore dhe Lindore; projekte këto që synojnë rritjen e cilësisë së arsimit në shkollat e ZVAP-it Lezhë.


Bravo kampionë! 




Nga: Lindita Kokaj 



 ©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,877 Lexime
2 vjet më parë