Matura shtetërore

40 mijë maturantë testojnë dijet në matematikë

Ministria e Arsimit bën me dije se testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.

Pas provimit të gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, sot 40 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tretë, atë të matematikës, i cili nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.


Ministria e Arsimit bën me dije se testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.


Për më tepër, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se: 

  • Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. 
  • Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompas, makinë të thjeshtë llogaritëse. 
  • Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë. 
  • Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. 
  • Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.

Ky është provimi i tretë i maturës shtetërore, pas atij të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, përgjigjet e provimit të Gjuhës së Huaj pritet të dalin brenda datës 20 qershor, ndërkohë që përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë pritet të dalin deri në datën 27 qershor.

1,343 Lexime
6 vjet më parë