Portali Mësues për Shqipërinë

Afatet e aplikimit, portali "Mësues për Shqipërinë 2017"

Drejtoritë Arsimore kanë publikuar afatet për dorëzimin dokumenteve të të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Shikoni njoftimet e publikuara në faqet zyrtare të Drejtorive Arsimore dhe Zyrave Arsimore.

Drejtoritë Arsimore kanë publikuar afatet për dorëzimin dokumenteve të të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që mban datën 24.11.2017 të gjitha Drejtoritë Arsimore në vend në zbatim të urdhëzimit numër 38 datë 06.10.2015 MAS njofton:

Afati përfundimtar i pranimit të dosjeve të kandidatëve për mësues, është data 22.12.2017.


Dosja e aplikantit duhet të përmbajë:


CV sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 1 të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit nr. 38,  datë  06.10.2015 “Për  procedurat  e  lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit   nga puna të  mësuesit në institucionet arsimore parauniversitar të sistemit arsimor  parauniversitar”.


Raport mjeko-ligjor ( i 3 muajve të fundit dhe i detyrueshëm).


Deklaratë për gjendjen gjyqësore sipas shtojcës 5 të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe  të Sportit nr. 38, datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit   nga puna të mësuesit në institucionet Arsimore parauniversitare të sistemit arsimor  parauniversitar”.


Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshëm).


Fotokopje e Librezës së punës.


Fotokopje diploma dhe vërtetimi i Listës së notave të studimeve të larta  (cikli I+II dhe DIND), të noterizuar (e detyrueshme).


Fotokopje e certifikatave të trajnimeve (certifikata të akredituara nga MAS dhe ato jashtë vendit)


Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.


Fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore.


Fotokopje të dëshmisë/ve të gjuhëve të huaja (e noterizuar).


Botime, kumtesa, publikime në fushë të edukimit.


Deklaratë e  kandidatit për autorizimin e njësisë Arsimore vendore që  të shqyrtojë vërtetësinë  e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës 2 të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit nr. 38, datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet Arsimore parauniversitar të sistemit arsimor parauniversitar.


Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshëm të mësipërm dhe dorëzohet jashtë afatit, s'kualifikohet nga të gjitha fazat e konkurimit.


Afatet e aplikimit online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe data e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, do të publikohen në faqen zyrtare te  Ministrisë se Arsimit Sporteve dhe Rinisë.


Njoftimi i Drejtorisë Arsimore të Qytetit Tiranë


Shikoni njoftimet e publikuara në faqet zyrtare të Drejtorive Arsimore.


DAR Dibër 

http://dardiber.edu.al


DAR Durrës 

http://dardurres.edu.al


DAR Elbasan 

http://darelbasan.edu.al


DAR Fier 

http://darfier.edu.al


DAR Gjirokastër 

http://dargjirokaster.arsimi.gov.al


DAR Korçë 

http://darkorce.edu.al


DAR Kukës 

http://darkukes.arsimi.gov.al


DAR Lezhë 

http://darlezhe.edu.al


DAR Shkodër 

http://darshkoder.edu.al


DAR Tiranë Qytet 

http://www.dartiraneqytet.edu.al/ 


DAR Tiranë Qark 

http://dartiraneqark.edu.al


DAR Vlorë 

http://darvlore.edu.al/


(Portali Shkollor)

8,088 Lexime
6 vjet më parë