
Akademik Latif Susuri tërë jetën i’a kushtoi edukimit
E nderuara familje Susuri, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kryefamiljarit tuaj, shkrimtarit, profesorit dhe akademikut Latif Susuri
Akademik Latif Susuri me përkushtim dhe zell të veçantë, tërë jetën i’a kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj dhe punës kërkimore shkencore, si profesori nordinar dhe ordinar në fushën e agrobiznesit dhe fitopatologjisë.
Ai la pas vetes një sërë punimesh shkencore, të cilat në vazhdimësi janë publikuar në revista të ndryshme shkencore prestigjioze botërore. Ndërsa si dekan i Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, do të mbahet mend si ligjërues i përkushtuar dhe themelues i lëndës së Fitopatologjisë në këtë fakultet .
Akademik Latif Susuri, falë angazhimeve të tij kërkimore shkencore, ishte anëtarë korrespodenti Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtarë i këshillit redaktues të revistës shkencore kërkimore të ASHAK-së. Ndërsa kontributi i tij kërkimor shkencorë në lëmin e agrokulturës mbetet me vlera të çmuara në zhvillimin e Bujqësisë nëKosovë .
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Me respekt,
Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet