Akreditimi,Universiteti "A. Xhuvani" përmbush kriteret

Rektori pr.dr. Liman Varoshi deklaroi se stafi ka vite që po punon për t’i dhënë universitetit një fizionomi bashkëkohore, në mënyrë që të plotësojë të gjitha kushtet për akreditim

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” do të kërkojë akreditimin. Rektori pr.dr. Liman Varoshi deklaroi për mediat lokale se stafi që ai kryeson ka vite që po punon për t’i dhënë universitetit një fizionomi bashkëkohore, në mënyrë që të plotësojë të gjitha kushtet për akreditim. Në këtë moment theksoi z.Varoshi jemi në fazën përmbyllëse.

Universiteti i Elbasanit ka një traditë të shkëlqyer në përgatitjen e mësuesve dhe ky do të vazhdojë të jetë një synim edhe për të ardhmen. Po ashtu treguesit janë impresionues edhe në albanologji, kjo falë stafit akademik që ky universitet ka.

Duhet theksuar fakti se universiteti “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me universitetin e OXFORDIT, që nga viti 1997, kanë implementuar bibliotekën dixhitale, ku kanë akses si pedagogët ashtu edhe studentët 24 orë.

2,071 Lexime
8 vjet më parë