Aktiviteti “Kumti Kadarean” u zhvillua në Shkollën “E Kuqe”

Në kuadër të 80-vjetorit të shkrimtarit të madh Ismail KADARE, shkolla “E KUQE” organizoi aktivitetin 3-ditor titulluar: “KUMTI KADAREAN”

Në kuadër të “Javës së Kadaresë” aktivitete të shumta janë zhvilluar në shkolla. Një rëndësi të veçantë i është kushtuar kësaj jave në shkollën “E kuqe”.

Në kuadër të 80-vjetorit të shkrimtarit të madh Ismail KADARE, shkolla “E KUQE” organizoi aktivitetin 3-ditor titulluar: “KUMTI KADAREAN”.

Përmes analizës së veprave letrare, dramatizimeve, interpretimeve në skenë, krijimit të një skenografie simbolike në holl, refleksioneve, eseve, panairit me veprat e tij. Projekti synoi zbërthimin dhe përçimin te nxënësi-lexues të Kumtit-Mesazh-Kadarean!

Mbi 70% e nxënësve morën në duar 2-3 vepra të gjeniut për t’i bërë pjesë të bibliotekës së tyre. Prindër dhe libërdashës të ndryshëm u bënë pjesë e këtij panairit. Kronika e ditës së parë ju prezantoi fotot , por interesant këtë konkurim e bëri niveli i lartë i nxënësve pjesëmarrës, të cilët zbërthyen nëntekstin e disa prej veprave kryesore, gjuhës dhe stilit KADAREAN. Shoqërimi me recitime, postera dhe ese i dha konkursit një kolorit të paparë.

U ndoq nga dhjetra nxënës dhe prindër konkursi mes klasave për veprat e dramatizuara “PIRAMIDA” dhe “KUSH E SOLLI DORUNTINEN”. Përveç lojës së mrekullueshme aktoriale, vlen të përmenden edhe përpjekjet e nxënësve për të krijuar koloritin dhe atmosferën e kohës në të cilën autori ka vendosur ngjarjet. Skenografia, kostumet, grimi dhe zëri ishin në sintoni të plotë me subjektet e dramave.

Durrës , “Kush e solli Doruntinën” shfaqet në Universitetin e Arteve

Në javën dedikuar 80- vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve shfaqet “Kush e solli Doruntinën” e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës me regji nga Laert Vasili.

Interpretojnë: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Çaushi, Amos Zaharia, Xhejni Fama. Kjo shfaqje jepet në datat: 28, 29, 30, 31 janar, ora 20:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

1,967 Lexime
8 vjet më parë