Alketa Canka: Rritje buxheti, profesionalizëm apo instrument për të hequr disa nga puna?

Shkrimi i Alketa Cankës ngre pyetje mbi rritjen e buxhetit në arsim dhe procesin e licencimit të mësuesve. A është profesionalizëm apo thjesht një instrument presioni? Ajo thekson stresin e mësuesve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.

Nga Alketa Canka


Kjo është pyetja retorike që i përket atij brezi që duhet të jepte licencën pasi mori kategorinë e III apo të II.


 Nuk është e lehtë t’i rikthehesh edhe një herë materialeve që janë bërë përpara 10 apo më shumë vitesh. Nuk u kërkua, kur mbaruam masterin e sivjetshëm, që mësuesit në rreshtore, me shumën e kërkuar prej 10.000, duhet të shtonin buxhetin e Ministrisë së Arsimit. 


Vetëm rritje financash mund të përkthehej kjo “valë provimesh”, sepse nuk të bën mësues të mirë apo profesionist pyetjet të tipit: “Çfarë shohin turistët nga sheshi Trafalgar i Londrës?” (flas për provimin e gjuhës angleze). Me siguri pyetje të këtij lloji ka pasur edhe në çdo lëndë, vetëm e vetëm për të stresuar mësuesit.


Mësuesit, të cilët përballen të parët me problemin e numrit në rënie të nxënësve. Mësuesit, të cilët edhe me mbi 10 vite punë ende e kanë rrogën vetëm për të siguruar jetesën me gjërat bazë, sepse nëse del ndonjë problem shëndetësor, u duhet të marrin kredi. Mësuesit, pra, u radha këtë herë për të kaluar periudhë ankthi e stresi, se duhej medoemos të rritej buxheti i Ministrisë. 


Megjithatë, ende shpresojmë se kjo rritje mund të shërbejë për investime të mëdha.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

328 Lexime
12 orë më parë