ANKESA NDAJ MËSUESIT

Ankesat e prindërve, bezdia e përhershme e mësuesit

Nuk është mirë teksa dëgjoni një prind që ankohet tek drejtori për ju, apo është i pakënaqur për punën tuaj. Ndaj, ndiqni këto këshilla, për ta shmangur situata të pakëndshme dhe në fund te dilni të fituar.

Mënyra më e mirë për t'u marrë me ankesat e prindërve është t'i dëgjoni ata me qetësi dhe në mënyrë të sjellshme, e më tej të ndërmerrni hapa. Shqyrtoni me kujdes atë se çfarë shtë duke i mërzitur, lehtësoni frikën e tyre dhe bëni gjithçka që mundeni për të rivendosur besimin e tyre. 


Prindi mund të jetë i pakënaqur për metodën mësimore që përdor mësuesi, por reputacioni juaj në komunitetin shkollor është thelbësor dhe nuk ia vlen ta kërcënoni atë, edhe nëse keni të drejtë. Sigurisht, nuk është mirë teksa dëgjoni një prind që ankohet tek drejtori për ju, apo është i pakënaqur për punën tuaj. Ndaj, ndiqni këto këshilla, për ta shmangur situata të pakëndshme dhe në fund te dilni të fituar.


Prezantojini prindërve rregullat që ju keni vendosur për klasën tuaj.

Ju e keni një plan të menaxhimit të klasës, detyrat e shtëpisë që i jepni nxënësve, çfarë rituali ndiqni për klasën tuaj, rregulloren e klasës. Një pjesë e ankesave të prindërve është pikërisht për këto çështje. Duke ua dhënë prindërve, ju shmangni shumë debate dhe fjalë të kota.


Takimet me prindër

Realizoni herë pas here takime me prindër, në mënyrë që ata të njihen me ecurinë e fëmijëve të tyre. Shumë ankesa nisin me fjalinë “Nuk e ka këtë nivel vajza ime”, “Nuk e dija që djali im kishte rënë nga mësimet”, “Vajza ime është e shkëlqyer, si ka mundësi që i keni vënë këtë notë?”, “Pse nuk më thatë që djali im ka bërë këtë veprim?”. Pra, të dashur mësues, përgjegjësia, doni apo nuk doni, bie mbi ju. Bëhunui të zgjuar dhe lehtësoni veten. Mos lejoni që prindi të endërrojë për fëmijën e tij, por t ë zbresë me këmbë në tokë, për të kuptuar se fëmija ka rënë në mësime.


Prindërit duhet të firmosin testimin

Jepuni prindërve testimet mujore, t’i firmosin, e më pas nxënësit t’ua kthejnë serish. Shkruani komente nëse është e nevojshme. Bëni një raport nëse është e domosdoshme.


Bëni herë pas here edhe prindërit pjesë të orëvë të hpura

Ftoni prindërit që të vizitojnë klasën tuaj sa herë që duan. Kjo tregon se e respektoni angazhimin e tyre. Mësuesit e zotë janë githmonë të hapur ta demostrojnë orën e tyre përpara të tjerëve, sepse dinë ta zotërojnë klasën. Ata që nuk janë të aftë, ngurojnë, se s’dinë as të mbajnë qetësi në klasat e tyre.


Në rast se i ndiqni këto këshilla/hapa do të jeni më të suksesshëm dhe më të qetë në punën tuaj.


(P. Shtini; Portali Shkollor)

4,695 Lexime
4 vjet më parë