Arsimi profesional, ministri Bajrami takim me ekspertë nga Zvicra
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një grup ekspertësh të arsimit profesional të kantonit të Cyrihut të Zvicrës, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një grup ekspertësh të arsimit profesional të kantonit të Cyrihut të Zvicrës, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, mundësitë e trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave profesionale, njëherësh u prezantua një program dokumentar të punës praktike të nxënësve në ndërmarrje dhe institucione të Zvicrës.
Ministri Bajrami, njoftoi mysafirët për ecuritë në arsimin e Kosovës, me fokus arsimin profesional, me ç'rast tha se mësimi dual, ndërlidhja e shkollës me ekonominë është synim yni i së ardhmes, ndërsa shtoi se jemi shumë të angazhuar që të krijojmë partneritete shkollë-ndërmarrje dhe krahas kësaj rritjen e cilësisë në arsim.
Ministri Bajrami theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që Kosova, të përfitojë nga përvoja dhe modelet zvicerane të organizimit të arsimit profesional, si një ndër sistemet më të avancuara të arsimit në botë, njëherësh tha se aftësimi i të rinjve për tregun e punës në rini të hershme është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit.
Ministri Bajrami gjithashtu tha se: "është me rëndësi të veçantë orientimi në karrierë, punësimi i të rinjve në rini të hershme ku ata do të pavarësohen, të bëhen të zotët në profesionin e tyre, të krijojnë të ardhura dhe një ditë mbase të vazhdojnë edhe me shkollimin e lartë, ndërsa modelet zvicerane të arsimit profesional janë shembull i mirë që duhet të ndjekim edhe ne".
Ministri Bajrami ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian, me ndihmën e të cilave tashmë janë ndërtuar disa Qendra të Kompetencës, ku zhvillohet mësimi teorik dhe praktik, ku nxënësit, përkatësisht shkolla krijojnë produkte për treg, por theksoi nevojën e hartimit të kurrikulës dhe teksteve shkollore adekuate për arsimin profesional, si dhe trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.
Ndërsa, z Giorgio Ciroli, ekspert i arsimit profesional dhe menaxhimit publik tha se është shumë i impresionuar me të arriturat e Kosovës për një periudhë të shkurtër dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në zhvillimin e arsimit profesional, në Kosovë për faktin se kjo shton gjasat për punësim të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Në fund u prezantua një material dokumentar, i xhiruar në ambiente të ndryshme në kohën kur nxënësit zviceranë bëjnë punën praktike, duke ofruar kështu një model të mirë të organizimit të mësimit, ndërlidhjes së teorisë me praktikën.
Provimi i licencës për kandidatët për mësues 2023/ Kriteret ligjore, procedurat dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit
Arsimi parauniversitar, terma dhe përkufizime
Ndryshime në udhëzimin nr.8 për procedurat e vendeve të punës në IAP dhe administrimin e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024