Shkolla verore

BE organizon shkollën verore në Shkodër dhe në Vlorë

Qendrat e Informimit të BE-së në Shkodër dhe Vlorë, në bashkëpunim me profesorë të universitetit, studiues dhe ekspertë do të ofrojnë një program katër ditor, duke përfshirë reflektim dhe diskutim shkencor...

Rrjeti i Informimit i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të organizojë Shkollën Verore Evropiane 2016 në datat 2-5 gusht në Shkodër dhe Vlorë.

Shkolla Verore synon të pajisë pjesëmarrësit me një njohje gjithëpërfshirëse të historisë, institucioneve, politikave të BE-së dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar përfitimet e anëtarësimit në të.

Qendrat e Informimit të BE-së në Shkodër dhe Vlorë, në bashkëpunim me profesorë të universitetit, studiues dhe ekspertë do të ofrojnë një program katër ditor, duke përfshirë reflektim dhe diskutim shkencor mbi politikat kryesore të BE-së, integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve.

Programi përfshin katër module mbi temat e mëposhtme:

• Historia dhe Institucionet e Bashkimit Evropian

• Politikat e BE-së

• Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

• Diskutim Paneli: Përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Kriterete pranimit:

Shkolla Verore Evropiane i drejtohet:

• Punonjësve të administratës lokale që punojnë kryesisht në fushën e integrimit rajonal të BE-së dhe politikave ekonomike në administratat lokale, rajonale ose kombëtare, të cilët dëshirojnë të marrin një përmbledhje të detajuar të çështjeve aktuale dhe të ardhshme të integrimit evropian dhe të BE-së;

• Sociologëve, ekonomistëve dhe profesionistëve të tjerë nga organizatat joqeveritare ose grupet e ekspertëve, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e integrimit evropian;

• Mësuesve, të cilët dëshirojnë të rrisin njohuritë e tyre në fushën e integrimit evropian;

• Studentëve të Universitetit, të cilët dëshirojnë të kenë njohuri të avancuara mbi tema të BE-së dhe të integrimit në BE;

• Studentëve të diplomuar të cilët dëshirojnë të marrin kompetenca personale më të mëdha dhe më konkurruese, të dobishme për një karrierë të ardhshme në akademi apo edhe profesione të orientuar drejt praktikës.

Një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit do të përdoren gjatë Shkollës Verore, të tilla si leksione dhe prezantime praktike, workshop-e dhe diskutime interaktive. Pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit me sukses të kursit.

Regjistrimi:

Për t'u regjistruar, ju lutem dërgoni një letër motivimi dhe një CV përmes adresës së email-it në:

• Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë: [email protected] ose telefononi në: 068 20 89405

• Qendra e Informimit e BE-së në Shkodër: [email protected] ose telefononi në: 0682085406.

Afati për aplikim është data 31 Korrik.

Ka 22 vende në dispozicion!

1,621 Lexime
7 vjet më parë