Aktivitet

Binjakëzim mes shkollave

Shkolla e mesme e bashkuar "Elmaz Ademi" Bardhoc, Kukës ka disa vite që është vëllazëruar me shkollën e mesme të ultë fillore "Sezai Surroi" Bellobrad, Dragash. Të dy shkollat kanë shkëmbyer përvojat më të suksesshme.

Binjakëzim mes shkollave Elmaz Ademi Kukës, Shqipëri & Shezai Surroi Bellobrad, Dragash.

Shkolla e mesme e bashkuar "Elmaz Ademi" Bardhoc, Kukës ka disa vite që është vëllazëruar me shkollën e mesme të ultë fillore "Sezai Surroi" Bellobrad, Dragash. Kemi kryer disa vizita pune te njëri-tjetri, kemi shkëmbyer përvojat më të suksesshme e më të përshtatshme  për secilën shkollë.


Një vend të veçantë zënë dhe aktivitetet sportive dhe letraro-artistike.

Traditë është bërë vizita reciproke për "Ditën e shkollës", ngjarje e veçantw për secilën shkollë.


Sot, me 14.05 2018 Shfmu "S. Surroi" pati ditën e saj. Ne së bashku me kolegë e nxënës të shkollës sonë ishim mysafir të tyre. Atje gjetëm një pritje shumë të ngrohtë vëllazërore. Ishin të pranishëm nxënës, prindër, mësimdhënës dhe ish mësimdhënës, tashmë në pension.


Gjithashtu ishin të pranishëm N/kryetari i Komunës dhe  Drejtori i DKA-së Dragash

Pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të shkollës pritëse z. Ziqiri Skenderit, si dhe titullar të Komunës e të DKA-së Dragash, edhe drejtori i shkollës së Bardhocit z. Fadil Shaqiri uroi kolegët, nxënësit dhe gjithë të pranishmit për "Ditën e shkollës". Ai premtoi se bashkëpunimi  do të thellohet  më tej në të ardhmen. Me këtë rast iu dhuroi një punim artistik punuar nga nxënësit e tij. Më pas ndoqëm koncertin e përgatitur për këtë festë. 


Programi ishte përgatitur me këngë, valle e recitime të zgjedhura e të interpretuara suksesshëm nga nxënësit e të dy shkollave, si një i tërë. Në përmbyllje të kësaj veprimtarie si përherë sofra e bujarisë. Për të pranishmit u shtrua dhe një koktejl, ku nuk munguan fjalët dhe urimet e ngrohta për të ardhmen.  


Ishte  një ditë e veçantë, vërtetë një ditë e bukur dhe e gëzueshme për të gjithë të pranishmit.

(Xhevahir Shaqiri, Portali Shkollor)

4,073 Lexime
5 vjet më parë