Për studentët

Bursa studimi në Gjermani, 4 ditë afat për dokumentet

Të gjithë të interesuarit kanë afat deri më 24 korrik për të aplikuar, pasi të jenë konsultuar më parë me katalogun e studimeve të ofruara, të cilat janë pasqyruar në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.

Programi i bursave që ofron Gjermania në kuadër të Erasmus+ përfshin një kompensim mujor prej 800 eurosh për studentët, si dhe koston e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Universiteti i Tiranës u bën thirrje studentëve e pedagogëve të aplikojnë për bursa në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Bëhet fjalë për shkëmbime studentësh e stafesh akademike që kanë studiuar për Drejtësi e Kimi, të cilët mund të angazhohen në nivel Bachelor apo Master. Të gjithë aplikantët kanë afat deri më 24 korrik, për të aplikuar, pasi të jenë konsultuar më parë me katalogun e studimeve të ofruara, të cilat janë pasqyruar në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.

Programi i bursave që ofron Gjermania në kuadër të Erasmus+ përfshin një kompensim mujor prej 800 eurosh për studentët, si dhe koston e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. 

Studentët që pranohen nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë regjistrimi për shkollimin në universitetin ku zgjedhin të kryejnë studimet.

Dokumentet e nevojshme për ata që aplikojnë përndjekjen e ciklit të parë të studimeve janë: CV në gjuhën angleze, foto personale, kopje e pasaportës, vërtetim studenti, listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze, një letër motivimi, certifikatë e gjuhës së huaj, si dhe “learning agrement”.

Aplikantët duhet të përzgjedhin lëndë të njëjta me ato që duhej të kryenin në semestrin e parë të fakultetit ku vijojnë aktualisht studimet me qëllim që kreditit e saj të njihen pasi ato të jenë kthyer.

Aplikantët për Master duhet të dorëzojnë këto dokumente: CV, foto personale, kopje të pasaportës, vërtetim studenti, diplomë e nivelit Bachelor, listë notash e nivelit bachelor, listë notash e nivelit Master, letër motivimi, certifikatë e gjuhës së huaj dhe dokumenti “learning agrement”.

Afati për aplikim: 24 Korrik 2016

Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://form.jotformeu.com/61444267346357

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected] 

1,802 Lexime
7 vjet më parë