Aktualitet

CCIT Awards 2023/ Ministrja Evis Kushi vlerësohet me çmimin special: Ua dedikoj të gjithë mësuesve në të gjithë vendin!

"Ky çmim shkon për të gjithë mësuesit kudo që janë. Duke i falënderuar me zemër për gjithçka që bëjnë për fëmijët tanë", kështu është shprehur ministrja Kushi pasi u nderua me çmimin special nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivin “Nxënia ka fuqinë të ndryshojë botën".

Gjatë ceremonisë së të mërkurës CCIT Awards 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u nderua me çmimin special nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivin “Nxënia ka fuqinë të ndryshojë botën”, një dedikim special për fuqinë e dijes dhe punën në arsim.


Kushi në fjalën e saj u shpreh se për këtë çmim merita e saj është fare-fare pak në krahasim me punën, përkushtimin, sakrificën e çdo mësuesi kudo në Shqipëri, çdo psikologu shkollor, çdo oficeri sigurie dhe çdo punonjësi social.

“Kështu që, ky çmim shkon për të gjithë mësuesit kudo që janë. Duke i falënderuar me zemër për gjithçka që bëjnë për fëmijët tanë. Dhe padyshim shkon edhe për të gjithë kolegët e mi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të cilëve shpeshherë u kërkoj të punojnë deri vonë në mbrëmje dhe fundjavave, por që së bashku përmbushim një mision shumë fisnik dhe jemi shumë të nderuar, shumë krenarë,” -  u shpreh ministrja.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

547 Lexime
1 vit më parë