Matura

Çelet panairi "Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit"

Panairi zhvillohet në ambientet e City Expo, City Park. Në panair maturantët do të kenë mundësi të informohen për opsionet që ju ofrohen dhe më pas do ta kenë më të lehtë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Çeli sot siparin panairi “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” që do të qëndrojë i hapur më 26, 27 dhe 28 maj 2016. Institucionet e arsimit të lartë do të jenë në shërbim të nxënësve për t’i informuar dhe orientuar maturantët.

Panairi zhvillohet në ambientet e City Expo, City Park. Në panair maturantët do të kenë mundësi të informohen për opsionet që ju ofrohen dhe më pas do ta kenë më të lehtë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Institucionet e Arsimit të Lartë, për shkak të zgjerimit të autonomisë institucionale, marrin këtë vit një rëndësi të dorës së parë, përsa i përket procesit të pranimeve të reja në programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

Manuali i Maturantit, një udhërrëfyes i detajuar mbi procedurën e aplikimit që çdo maturant duhet të ndjekë për të aplikuar pranë çdo IAL-e publike apo private.

Të gjithë ata maturantë që kanë notën mesatare mbi gjashtë do të vijojnë me procedurat, por pa humbur mundësinë edhe maturantët që kanë notën mesatare nën gjashtë për të vijuar studimet e tyre në kolegje profesionale. Ata do të jenë të ekspozuar në këto ditë të orientimit të karrierës.

Panairi “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” ju ofron maturantëve informacione për:

  • Programet e studimit të ILA-ve Publike / Private,
  • Format e organizimit të tyre
  • Kriteret e pranimit
  • Personelin akademik
  • Tarifat e shkollimit
  • Teknologjitë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor

Kapacitetet dhe përparësitë infrastrukturore dhe teknologjike që IAL kanë në realizimin e suksesshëm të programeve të studimit.

Përparësitë dhe mundësitë që krijojnë Programet e Studimit në raport me tregun e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të karrierës së tyre profesionale.

Ftesës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të marrë pjesë në këtë event i janë përgjigjur pozitivisht 25 IAL publike dhe private në vend, të cilat do të jenë prezent me stenda, materiale dhe përfaqësues përgjatë të 3 ditëve të panairit.  

(Portali Shkollor)

1,481 Lexime
7 vjet më parë